Zbulohen emrat e zv. kryeministrit të Parë dhe ministrit të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut

19 Gusht 2020, 10:30Rajoni TEMA

Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoje Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti.

Mediat kane mësuar nga burime brenda BDI-së emrat e drejtuesëve të dy diskastereve të rëndësishme, atë të zëvendës kryeministrit të Parë dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

Postin e zëvendës kryeministrit të parë do ta mbajë Artan Grubi, ndërsa Bujar Osmani pritet të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Tashmë është zyrtare se BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti do të udhëheqë këto dikastere:

Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ministrinë e Financave

Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik

Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës

Ministrinë i Ekonomisë

Ministrinë e Ambientit Jetësor

Kryeministrin në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje.

2 komente në “Zbulohen emrat e zv. kryeministrit të Parë dhe ministrit të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut”

  1. specialisti says:

    Makedonia Veriore – shteti i trete shqiptar!
    Dhjetevjecarin tjeter do kerkohet krijimi i Federates : Shqiperi – Dardani – Mal i Zi – Makedoni Veriore – Makedoni Jugore – Epir (5 vilajetet e njohura)

  2. shqipo says:

    Ti behet kerkese zoti Minister te Puneve te Jashtme qe te nderroje zyrtarisht mbiemrin, nga Osmani ne Kastrioti!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje