“Provokacija” e medias serbe: Një shqiptar i çmendur për Zvezda dhe Serbinë

24 Gusht 2020, 11:06Sport TEMA

“Kurir.rs”, një nga mediat e njohura serbe, ka “pikasur” një shqiptar, që qenka tifoz me Crvena Zvezda, bëka tifo si i çmendur për kundërshtarin e radhës të Tiranës në Champions dhe Serbinë. Ja shkrimi “ekzotik”:

“Drejtuesi i tifozëve të Skënderbeut në Shqipëri, nga Korça (48 vjeç), nuk e fsheh se është një tifoz i madh i Crvena Zvezda dhe i Serbisë. Atë e quajnë Genci Serbi dhe dihet që ka qenë tifoz i kuqebardhëve prej 35 vitesh.

“Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra jonë, Skënderbeu i Korçës, që është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për këtë klub serb lindi ndërsa Dejan Stankovic, Dejan Savicevic, Darko Pancev, Mitar Mrkela luanin atje”, – tha shqiptari.

Ai thekson se miqtë e tij nuk e kanë mendjen të brohorasin për skuadrën serbe. Personalisht nuk është i interesuar për politikën dhe nuk ka frikë se për shkak të dashurisë së tij për Serbinë, ai mund të ketë probleme në Shqipëri.

“Që fëmijë fillova të brohorisja për Zvezda. Unë shkoj të luftoj me Zvezda”, – thotë Genci.

Ai, gjithashtu, ua ka transmetuar fëmijëve të tij dashurinë për Zvezda. Dhoma ku rri është në ngjyrat dhe simbolet e klubit serb, madje ka një tatuazh të “Delija” në krah.

“Unë vij në Beograd disa herë në vit. Ish-kapiteni i Zvezda, Ivan Gvozdenović, luajti këtu te Skënderbeu, me të cilin u lidha shumë. Unë isha në Beograd kur luajti Serbia kundër Kroacisë. Mbështeta Serbinë. Isha i vetmi shqiptar, që erdha për të mbështetur kombëtaren serbe. Të martën do të mbështes Zvezda, të gjithë le të më sulmojnë, nuk ka asnjë problem”, – shton shqiptari.

Genci është i bindur që Zvezda do të regjistrojë një triumf bindës në Tiranë, të martën: “Në pjesën e parë, rezultati do të jetë 1-0 për Zvezda. Më pas, futbollistët e Tiranës do të lodhen”.

 

9 komente në ““Provokacija” e medias serbe: Një shqiptar i çmendur për Zvezda dhe Serbinë”

  1. vang says:

    Ai ka goditur ne shenje ty te ka goditur ne koke Zvezda.Sigurisht nuk ka asgje te keqe per me teper kete e tregon mbiemri yt.PUSHTIMET sllave kane lene toponime pse jo edhe pasardhes.

  2. beni says:

    Nuk ka faj jo vetem Cervena Zvezda Trikot e njellojte si Skenderbeu dikur! Korcaret,Pogradecaret,Permetaret,kolonjaret e te Tjere Jan me prejardhe te Lumit Danub e jo me Kot quhet ne korce Dunav..EC e Dikur Beratasit ne Beligrad !
    Historia kalon por nuk haron kemi pas edhe ne Yllini e Kuq te Pogradecit!

    1. Epiriiiii says:

      Po ca thua mo BENI ECEN VET…. Sa fantazi te Zhvilluar paske mo njeri. Korca, Pogradeci, Kolonja, Kercyra, Permeti Erseka, jane AJKA e KULTURES SHQIPTARE. Po te jene Serbet si kjo pjese e Popullates Shqiptare, atëherë edhe une jam me Serbet, por Fatkeqsisht nuk ka si kjo Zone, ajo eshte Zona me e EMANCIPUAR, më e Qytetruar e Ballkani, nga Greqia ne Slloveni she nga Shqiperia deri ne Rumani. Ik mo Koqe Kandari se le nam

  3. Tuk Tuk says:

    Kush eshte ky Mi???? Te kapet te Qethet Zero ,si ja u bene francezet kurvave qe flinin me gjermanet…..kjo eshte ndeshje jo lufte ,,po Genci Serbi me siguri ka motra ,apo vajza qe ja lerojne mire Shqiptaret,,,edhe pse ai do te donte te ja leronin serbet…… shkronjat Cyrillike i ndalon me ligj kroacia qe eshte shtet serbkroat foles,po ja qe paskemi dhe bythqire ne Shqiperi….

  4. miku says:

    Do te ishte ofendim per Tironen te kishin ty ne stadium.Ty te ka kunguar Jonullatasi, keshtu qe per serbin do besh tifo.Pyete babane tend, per sa vjet i ka sherbyer UDB-es, shiko se ti duhet te jesh dobic serb, pyete te tem, me cilin serb te ka zene.Ketu merr fund odiseja jote o krric…

  5. Tifozi i Partizanit says:

    Nuk bëj tifo për tironën
    për afrikanët e tiranës

  6. Tifozi i Partizanit says:

    Nuk bëj tifo për tironën
    për afrikanët e tiranës

  7. genci says:

    e GENC MALESIA ,Une te di qe anon me shume nga kroatet. te y kemi qene te semure ne fakt me sporti jugosllav ne teresi. Por me “crvenen”u beme me teper ku
    ate vit qe mori edhe kupen e kampioneve me 1991 me lojtare te tille si;stojanovic,marovic,belodedic,jugovic,savicevic,prosinecki,binic, pancev,mihajllovic dhe ne stol trajnerin e famshem DRAGOSLLAV shekularac,Ata po qe ishin te gjithe asa. E genc sa tifoze kemi qene pas jugosllaveve, pale ne muzike.

  8. Eno says:

    te jesh tifoz me Serbet dhe pelqesh muziken e tyre do te thote te jesh kokrra e katunarit dhe injorantit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje