STUDIMI: "Formula" për një kujtesë më të mirë, ja çfarë ju vjen në ndihmë

25 Gusht 2020, 18:09Shëndeti TEMA

Ndoshta nuk e dinit më herët, por proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Një studim i bërë nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka treguar se kur proteina e fasuleve zbërthehet, ajo bëhet dipeptidiI molekulave të trurit dhe kështu mund të ndikojë në kujtesë.

Në studimin e botuar në revistën shkencore “Science of Food”, një grup minjsh u injektuan me molekula, që stimulojnë sëmundjen e Alzheimerit, ndërsa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve.

Si rezultat, minjtë që morën proteinat e fasuleve, nuk u prekën nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.

Toshiro Matsui, autor i studimit dhe profesor i Fakultetit të Bujqësisë u shpreh se studime të tilla ndihmojnë në zhvillimin e ushqimeve funksionale që mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe ato të trurit.(abcnews.al)

4 komente në “STUDIMI: “Formula” për një kujtesë më të mirë, ja çfarë ju vjen në ndihmë”

  1. pesimisti says:

    Pra i bie qe shqiptaret (e para 90) jane me te zgjuarit.

    1. vjeshta says:

      Pse kishe ndonjë dyshim që nuk janë më të zgjuar se këta sot????!!!!!

  2. sadna babul ka bidai says:

    zhvillimi truror me shume gjera qe kane ne jetete po te mendojme te gjithe llojet ushqyese qe kane bimet te ndryshme nevojtaresh qe kuptohet lehte kur te hyne nxhetesia te kap dauma

  3. Altini says:

    Nuk na tha ndonjegje te re . Ne shqiptaret e kemi ditur me kohe kete.Gjithmone e kemi lidhur pordhen me zgjuarsine. Sa hers ndonje i zgjuar shiste mend ne thoshnim “po shet pordhe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje