Presidenti Ilir Meta dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, ishin mbrëme të pranishëm për të parë në stadiumin “Air Albania” sfidën mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e cila përfundoi me fitoren e serbëve 0-1.
Kohët e fundit presidenti Meta ka marrë rolin e një ultrasi bardheblu, duke u hequr si një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Tiranës, edhe pse në fakt nuk është i tillë, por mundohet për të fituar ndonjë popullaritet tek tifozët e këtij ekipi.
Ajo që është vënë re gjatë këtyre muajve, është fakti se Ilir Meta më shumë po duket si president i FSHF-së se sa si president i Shqipërisë.
Ilir Metës iu dha roli i protagonistit kryesorë nga FSHF-ja e Armand Dukës në ceremonitë e dhënies së titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.
Miqësia e tij e ngushtë me Armand Dukën u pa dhe gjatë sfidës së mbrëmshme.
Ky takim u transmetua tek televizioni që Meta dhe familja Berisha e drejtojnë. (Ky televizion i ka zyrat tek pallati i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Astir)
Pas përfundimit të ndeshjes, edhe gazetarët e televizionit të tij u fokusuan fort që t’i jepnin vëmendje prezencës së Ilir Metës në stadium.
Siç shihet në videon e më poshtme gazetari i televizonit të Metës shprehet se të dy presidentët e rëndësishëm vijonin të qëndronin në stadium pas përfundimit të ndeshjes, ndërkohë që shihen dhe kamarierët që po u dërgonin kafet.
Kujtojmë që Armand Duka është një nga njerëzit që u ndihmua nga Ilir Meta në zgjedhjet e fundit ku ai u rizgjodh president, ndaj dhe ai e ka vendosur gjithë institucionin e FSHF-së në shërbim të tij.
Në FSHF janë të punësuar dhe mjaft persona që janë dhe militantë të LSI-së.
Kaq majfton për të vënë re se si institucioni i FSHF-së është kthyer në një institucion qokash nga dy presidentë që vetëm futbolli nuk ju intereson. (TemA)
Eveniment i madh qe Meta te ndjek direkt ndeshjen,prania e tij ne stadium burim frymzimi dhe mobilizimi per ekipin,kete e tregoi dhe rezultati,po ashtu takimi me Duken,ngjarje e rendesishme mediatike,aq me teper dhenia e te drejtes televizive CIm Pekes,shprehje e pa mbeshtetjes politike te nje televizioni te shquar publik.Urime
Ngjan krushqia pa behet .
Tipik cift fshataresh.
Njoni me i bukur se tjetri.fshatare te bukur.