Vuçiç flet hapur: Të gjithë vijnë për të më vrarë. Njerëz, nuk mundet kështu!

27 Gusht 2020, 08:40Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia është në një situatë të vështirë në lidhje me Kosovën dhe mendon se serbët nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

Pas një takimi me udhëheqjen e Republikës Serbe në Beograd, ai tha se serbët nuk e kuptojnë apo pretendojnë të mos e kuptojnë atë që ndodhi në vitin 1999 dhe 2008 dhe se ata mashtrohen nëse mendojnë se gjëra të tilla mund të kalojnë pa pasoja.

“Të gjithë janë kundër meje, të gjithë vijnë për të më vrarë, për të më nxjerrë nga këtu. Njerëz, nuk mundet kështu!

Kjo është arsyeja pse pozicioni ynë është jashtëzakonisht i vështirë.

Kush mendon se është njësoj me Kosovën, siç ishte në vitet ‘91 dhe ’95, nuk është ashtu dhe ai e gënjen veten,” tha Vuçiç.

Vuçiç hodhi poshtë akuzat e opozitës serbe se do të nënshkruajë njohjen e Kosovës, për të cilën thuhet është duke e përgatitur terrenin.

Ai ndërkohë u bëri thirrje serbëve që të zgjedhin një president tjetër në zgjedhjet e ardhshme, nëse ‘duan që dikush t’iu tregojë përralla për Kosovën’.

4 komente në “Vuçiç flet hapur: Të gjithë vijnë për të më vrarë. Njerëz, nuk mundet kështu!”

  1. Ilirian says:

    Duket se Vuçiç po zgjohet nga gjumi i madh Serb ka filluar të nxjerri kokën nga rëra ku e kanë futur kokën serbët për të mos parë që Dardania edhe pse ja ndryshuan emrin e kthyen kishat e krishtera shqiptare në ortodokse serbe vajti tek i zoti …. u kthye prapë ashtu siç ka qenë, të flasi lirshëm Ilirisht …

  2. Baliu says:

    Kurse ne drumukacine e tu Kosovs* prostidenti thot ‘Le te ike Veriu’ dhe paraqitet budall sikur ska ndodhe gje.

  3. pjeter says:

    Hahaha,E kush i ushqen perdite serbet per te qene te pavetdijshem? A nuk eshte ky buze derri qe deklaron dhe vepron nje dite po e nje dite jo kunder Kosoves?duke dhene iluzione perdite qe Kosova eshte e Serbise,kur realiteti eshte tjeter,dhe shpresa qe Serbia ta rimarri ate me gjithe shqiptare eshte e vdekur.Kur eshte i pari ky qe i ben serbet te mos kuptojne se c’fare duan,si mund te presesh ndonje rezultat tjeter nga ata? Ky me shpuren e tij Serbomadhe Milosheviçjane,shpenzojne shuma marramendese nga parate e serbeve,per te blere armatime e avjone nga Rusia,me pretendimin qe te mbrohet,dhe pretendon te hyje ne BE ashtu si eshte,nga kush kercenohet Serbia e Vuçiçit sot? Apo do te sulmoje kufijte e fqinjeve? Ky Goebbelsi i Serbise hedh ç’do dite marrezi e paqartesi dhe tani qahet,se e kercenojne.Ky nazi Milosheviçjan eshte kultivuesi ekspert i gjarperinjve ne Serbi,dhe tani eshte i shqetesuar pse po ata gjarperinj ,duan ta kafshojne!!!!

  4. Piro says:

    Serbia eshte vend i ngarkuar me luftra, krime dhe nacionalizem kokefort. Vucic, duke qene ne kontakt me perendimin, ndjen fort opinionin ndaj serbise dhe presionin per zgjidhjen e ceshtjes. Komuniteti nderkombetar kerkon qetsi dhe progres. Ndersa pavarsia e kosoves tregon se padrejtesite nuk mund te vazhdojne pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje