OFL zbarkon në Shkodër dhe Malësi të Madhe, i kërkon burimin e pasurisë 3 të dënuarve

31 Gusht 2020, 12:06Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 6 “të fortëve” në Shkodër dhe Malësi të Madhe.

Ata janë:

N. P., banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale”, “Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”;

E. A., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”;

A. K., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. P., banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale”, “Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”;

E. A., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”;

A. K., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”- njofton policia. (TemA)

2 komente në “OFL zbarkon në Shkodër dhe Malësi të Madhe, i kërkon burimin e pasurisë 3 të dënuarve”

  1. AvicilPPSH says:

    Po ne Surrel do zbarkoje?

  2. Zot na ruaj says:

    Aksione të tilla kanë miratim popullor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje