Policia rrugore ka pezulluar 34 patenta dhe ka vendosur 289 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme gjatë kontrolleve në akset rrugore ditën e sotme.
Po kështu, janë vendosur 4 gjoba me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 64 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 187 për përdorim të celularit, 43 për shkelje të semaforit, 44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 540 gjoba për parkime të gabuara në të gjithë vendin.
Ndërsa janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa patentë.
Ku ka polici rrugore. Ne trotuare nuk shkon dot apo nuk del prej tyre se makinat i bllokojne. Kurrkush nuk e can koken.
Keshtu te vazhdohet .kush thyen rregullat e qarkullimit duhet te paguaj gjobe.
Une nuk kam makine,por edhe sikur te kisha e do thyeja rregullat nuk do te me vinte aspak keq qe te paguaja gjobat.
Rregullat jane rregulla.
Tung
Aksioni i vitit! Deri vitin tjetër mund të parkoni ku u don zëmra
Po pra..bejne nje fushate e ciao..pse kshu behet?A duhet zbatuar 24 ore ligji..apo kur jep urdher shefi?
Une shoh perdit te parkuar keq..parakalojn keq..i shoh patrullat qe kalojn duke bere xhiro,sa per te harxhuar naften e nuk nderhyjne,pse?Se skan urdher..
o kosovari
ti nuk e ke haberin fare se cfare ben erion ahmeti me shoke per qarkullimin rrugor. vetem keshtu si e ben ai nuk duhet te vazhdoje.
tung tung