U zgjodh në krye të BKH-së, Aida Hajnaj largohet. Lëvizje në Policinë e Shtetit, zbulohen drejtuesit e rinj! Emrat

27 Gusht 2020, 11:42Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka bërë sërish lëvizje në strukturat e saj. Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, organizoi një ceremoni për të vlerësuar punën e ZV/Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila sot largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së.

Teksa Hajnaj i dorëzoi certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”, Veliu lajmëroi se në vend të saj, është emëruar Albert Dervishaj. Tashmë Dervishaj do të jetë zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Më herët ka qenë drejtor i Rendit Publik.

Në vijim Veliu, ka bërë të ditura edhe disa ndryshime të tjera. Sipas njoftimit, mësohet se Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.

Ndërsa Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë.

3 komente në “U zgjodh në krye të BKH-së, Aida Hajnaj largohet. Lëvizje në Policinë e Shtetit, zbulohen drejtuesit e rinj! Emrat”

  1. Shqiptari says:

    Policia e shteti ja bere progres dhe rinovim,por ka ardhur koha qe ta kthejme ate ne nje organizate te re,te fuqishme,me njerez te rinje,soecialiste,te afte,te paster dhe te ndershem ne sherbim te komunitetit.
    Jemi ne nje epoke te re,ne nje zhvillim te vrullshem dhe ndryshim te vazhdueshem ekonomik,politik,social,territorial,moral dhe botekuptimor.Se bashku me ne ndryshon dhe natyra e krimit dhe shkelesit e ligjit.Per tu bere balle ketyre ndryshimeve dhe per te siguruar jeten,shendetin,pasurine dhe aktivitetin e perditshem duhet nje polici e re,me njerez te rinje,me mendesi,moral sftesi,mjete dhe metoda te reja.
    Nuk behet polici me njerez injorante,idiote,provinciale kapadainje,me deftesa fallco,bashkepunetore te krimit,tradhtare te shokeve,dymijeleksha dhe pijanece qe nuk dine shqipen,jo me nje gjuhe te huaj,qe mbushin breket para te forteve,barkderra qe kahen nje here ne jave.
    Policimi ne komunitet nuk nenkupton nje polici te mbyllur ne zyra,nje polici larg terrenit,larg ngjarjeve,qe shkon ne vendngjarje pasi ja kane fshire tere gjurmet e vendit te ngjarjes dhe kriminelet pa pike turpi jane larguar ne drejtim te paditur.Komuniteti ka nevoje per nje organizate policie qe i qendron prane dhe e mbron nga keqberesit,kriminelet dhe nga shkelesit e ligjit,Kuptohet,me police te pergatitut,te vedhur paster dhe bukur,te paguar dhe shkolluar mire,te mbeshtetur dhe respektuar nga komuniteti dhe shteti.
    Keto i ka ne dore shteti dhe strukturat qe e drejtojnr ate.

  2. hasani says:

    Po ky dervishaj mos valle mund te qelloje qe te jete nga ato te skraparit, te aferm te likes, si psh ai bledari keshilltar, etj.

  3. 0sumi says:

    Ne Skrapar nuk ka mbiemer “Dervishaj”……ka mbiemer “Dervishi”.
    ….dheeee…si eshte katandisur Floriri tani…
    ehe…..nuk e ha me njeri ate “kokerr ulliri” qe t’i shoj pas .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje