OFL zbarkon në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i kërkon burimin e pasurisë 6 të dënuarve

26 Gusht 2020, 12:04Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 6 “të fortëve” në  Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Ata janë:

• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”– njofton policia. (TemA)

4 komente në “OFL zbarkon në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i kërkon burimin e pasurisë 6 të dënuarve”

  1. Loni says:

    Po te denuarve per kortupsion kur do u shkoni?…ca I keni drejtore ne shtet….kane dhjetra prona….

  2. PPSH dhe Mero Zeri Popullit says:

    Kriminelat e Meros, pse bllokoni komentet?

  3. vjosa says:

    OFL boll me keta njerez gangestere se keta i areston kollaj…… Filloni nga koka se koka e krimit eshte presidenti Ilir floriri, po u keput koka kembet i ke ne dore. Koka e krimit ne Shqiperi eshte politika qe nga Likja, Saliu, Luli cilesoj keta te tre se jane dhe hajdut dhe vrasese sepse hajduteri ka ne te gjith drejtimet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje