"Të dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni", OFL vë në shënjestër 3 “të fortë” në Fier: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

25 Gusht 2020, 10:27Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 “të fortëve” në Fier.

Ata janë:

Th. Sh., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

K. D., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;

D. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Th. Sh., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

K. D., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;

D. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”- njofton policia. (TemA)

1 komente në ““Të dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni”, OFL vë në shënjestër 3 “të fortë” në Fier: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”

  1. Shqiptari says:

    Pershendetje,
    lexoj ne lajme cdo dite, se policia e shtetit OFL-ja e madhe, informon publikun se ju dergua letra-njoftimi per deklarimin e pasurise ketij apo atij personi, te denuar e te dyshuar per vepra te ndryshme penale.
    Nuk e di ku e kane kopjuar kete metode, por me sa shoh eshte e ngjashme me fleterrufete ne kohen e komunizmit qe ngjiteshin ne qender te fshatit, ndermarrjes, etj.
    Per rezultatet e metejshme nuk jepet asnje informacion.
    Detyra e policise eshte te hetoje dhe zbuloje pasurite e ketyre personave dhe pastaj TE MBURRET me rezultatet.
    Thjesht rritet korrupsioni – çmimi – tarifa me keto letra qe dergohen per SHOW.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje