Ekzekutohet me 2 plumba në kokë shqiptari në Greqi: U gjet i pajetë nga pronari

25 Gusht 2020, 08:58Kronika TEMA

Një shqiptar eshte gjetur i pajete ne Greqi, i vrare me arme zjarri.

Mediat greke raportojne se shqiptari, rreth moshes 58 vjecar eshte gjetur i vdekur ne Kavala, mengjesin e te henes, ne nje fushe. Ai u gjet me plage arme ne pjesen e kokes.

Mediet vendase raportojnë se ai punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur nga pronari i tij, i cili fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Sipas policisë, viktima është shtetas shqiptar i cili punonte ne këtë zonë që prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.

Gjeneralitet e viktimës i janë dërguar autoriteteve shqiptare në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.

Trupi i emigrantit u dërgua në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko ligjor.

2 komente në “Ekzekutohet me 2 plumba në kokë shqiptari në Greqi: U gjet i pajetë nga pronari”

  1. Kim été says:

    Të vihet në dijeni SHIK.

  2. xx says:

    Kur skishte probleme mos qe vetem qe sqe paguar per disa vjet qe punedhenes iti mbajne me fjale dhe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje