OFL-ja "shkund" të "fortët" e Elbasanit, katër të dënuar duhet të justifikojnë pasurinë

24 Gusht 2020, 13:02Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit ka ndalur këtë të hënë në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë, në shënjestër janë vënë katër emra, të cilët rezultojnë të dënuar për një serë veprash penale, si vjedhje, prostitucion dhe trafikim lëndësh narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit; Afrim Tarelli, Vangjel Kondili, Dashamir Bahidi dhe Mehmet Shahini. Këta persona si subjekt i Ligjit Special duhet të plotësojnë formularin për justifikimin e pasurisë brenda një afati prej 48 orësh.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, njofton policia.

Formularët e plotësuar prej tyre do t’i kalojnë SPAK-ut, i cili më pas do të kryejë verifikimin nëse përgjigjet e këtyre shtetasve korrespondojnë me të dhënat hetimore. Në rast se pasuritë e subjekteve kanë burim kriminal dhe nuk justifikohet ligjshmëria e tyre, atëherë SPAK-u, sipas ligjit kërkon vënien nën sekuestro të të gjithë aktiviteteve të tyre.

3 komente në “OFL-ja “shkund” të “fortët” e Elbasanit, katër të dënuar duhet të justifikojnë pasurinë”

  1. q says:

    i shkundi nga gjethet .

  2. Ajo Gruaja says:

    Moooos, cbeni kshu?! I shkundet fare. Ka tre muaj qe dergoni letra ne cdo qytet dhe keni bere nje verrrr te madhe ne uje. Hajde reforme hajde. Na knaqet.

  3. Kinezi says:

    I pari qe duhet te deklarohet eshte Qazim Sejdini. Ai eshte padrino i te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje