“Përse babi na rreh, ne të gjithë rrimë urtë para tij?”

22 Gusht 2020, 18:21Kronika TEMA

Ai kërkon që askush mos t’ia kthejë fjalën. Ai kërkon që kafja t’i shkojë në kohë. Ai kërkon ushqim të mirë dhe ka teka kur nuk i pëlqen. Ai kërkon që t’i shërbejmë dhe t’i qëndrojmë gati tu. Jo vetëm kaq, por ai ushtron dhunë fizike. Një vajzë e mitur kallëzoi në policinë e Kamzës të atin, i moshës 42 vjeç, i cili nga ana e tij nuk bën asgjë dhe nuk sjell asnjë të ardhur për të rritur fëmijët e tij. Sipas burimeve të gazetës Si burri me zakone prapanike, por gjithashtu edhe me nerva të pakontrolluara, u nxeh që fëmija i ktheu fjalën. Dhe për këtë e goditi me kurrizin e pëllëmbës në fytyrë.

K. Q. e fshiu gjakun që i doli pasi iu ça goja ngaqë ora e të atit iu përplas dhunshëm në fytyrë. “Vëllai më tha të ka dalë gjak, fshije në banjë motër”, citohet në denoncimin e të miturës para policisë. Fëmija tregon se babai i saj bëhej i dhunshëm çdo herë që kthente një gotë alkool, por edhe kur është esëll ai ngre zërin, duke theksuar se burri në shtëpi është ai.

U  largova nga frika, shkova tek puna e mamit dhe pastaj erdha në polici tregon fëmija në prani të një psikologu.

Si ndodhi ngjarja

Burri S.Q. rezulton sipas burimeve të jetë shpallur fajtor edhe më herët për akuzën e dhunës në familje. Pas rrahjes së bashkëshortes ai ka filluar të qëllojë edhe fëmijët e mitur.

“Babi erdhi në shtëpi së bashku me një shok. Kërkoi kafe dhe sa e përgatita ua dhashë pa bërë zë. Kur shoku i tij u largua, babi më gjeti në kuzhinë dhe gjithë nerva më pyeti, – pse ma ndërpreve fjalën kur po flisja”, kujton e mitura e cila sqaron agjentin që ka mbajtur shënim ngjarjen se ajo nuk kishte guxuar asnjëherë që të fliste pa marrë leje nga i ati.

“Por ai më qëlloi me pjesën e pasme të pëllëmbës dhe ora e tij më çau buzën. Vëllai u afrua dhe avash më foli: motra të doli gjak ec e laje në banjë.

Në të njëjtën ditë, teksa fëmija po gatuante drekën për anëtarët e tjerë pasi e ëma ishte në punë, babai i papunë ka filluar nga nazet. S.Q. ka ushtruar sërish dhunë.

“Gatova makarona, por babai ishte i irrituar. Kërkoi të gatuaja ushqim tjetër. E derdhi pjatën dhe u mat të më qëllonte me pjatë. Por ndaloi. Pastaj u çua dhe më qëlloi me grusht pas koke”, shton fëmija që sipas burimeve të Gazetës “Si” i ka pyetur agjentët në prani të psikologëve: “Përse babi na rreh, ne të gjithë rrimë urtë para tij?”

11 komente në ““Përse babi na rreh, ne të gjithë rrimë urtë para tij?””

  1. Crregullimet e personalitetit says:

    sepse është psikopat !!
    psikopati të tjerët i sheh si sende ! !
    nuk ka ndërgjegje por një copë muti në tru
    nuk ka as moral as nji gjo
    nuk ka shans me u bë
    psikopati ndryshon nga i cmendmi
    psikopati ka kostum, e respektojnë në shoqni
    duket i përsosur jashtë dyerve të shtëpisë etj
    shum politikan jan kshtu

  2. Crregullimet e personalitetit says:

    sepse është psikopat !!
    psikopati të tjerët i sheh si sende ! !
    nuk ka ndërgjegje por një copë muti në tru
    nuk ka as moral as nji gjo
    nuk ka shans me u bë
    psikopati ndryshon nga i cmendmi
    psikopati ka kostum, e respektojnë në shoqni
    duket i përsosur jashtë dyerve të shtëpisë etj
    shum politikan jan kshtu

  3. Bujar says:

    Burra “pa breke” e dinjitet vene duart mbi gra e femije. Ato duar ti fusin ne pune jo mbi te mitur.

  4. Alban says:

    Kafshe! Te rrahesh femijen tend eshte semundje mendore.

  5. Zoti ju ndifmofte says:

    Sa me dhimset kjo vajze! Me kujton femijerine time. Keshtu ka qene dhe im ate. Keshtu eshte dhe sot por me nje ndryshim se nuk e leme me te qellloj dhe mami eshte ndare nga ai. Uroj qe dhe keta femij te mdahen nga ky kriminel. Akoma dhe sot vuaj kur kujtoj qe na rrihte per asgje. Futeni ne burg per 20 vjet se ndoshta ashtu nxe mend

  6. Tani says:

    Sa kara jane ca ketu. Po stresi, depresikni, kultura e shqiptareve mo fucking guys. Pa pune pa leke. Ju te gjithe beni sikur skeni ngrene ndonje shpulle asnjehere.. sa cudi ju duket more shqiptarekafsheria.. ku u bete you me nivelin e Suedise, germanise, apo finlandes qe tju duket cudi nje shpulle…?????

    1. Adi says:

      Tani po pastaj meqe nuk jemi ne Suedi te kthehemi ne xhungel, me siguri edhe majmunet jane me civile me pjellat e tyre keshtu qe nuk do ishte shume kthim mbrapa. Stresi papunesia nuk jane justifikim, Per psikopatet gjithnje faji eshte i tjeterkujt ata nuk kane asnje faj asnjehere, jane shenjtore. Boll me justifikime. Per shkak te punes kam njohur shume famijle te shkaterruara dhe nese kishte tek tuk raste qe ishte per shkak te gruas. Rastet e famijeve qe ishin shkaterruar per shkak te burrave ishin shumefish; Varesia ndaj droges, alkolit, bixhozit i bente qe jo vetem te mos punonin dhe conin kokerr leku ne shtepi por shkonin i merrnin me dhune gruas parate qe kishte fituar duke punuar pastruese a rrobaqepese a ku di une ndonje nga punet e veshtira qe benin per te rritur femijet dhe jo vetem qe femijet ngeleshin pa ngrene por hanin nje dru te mire nese qanin a benin ze para te madherishmit baba, sigurisht pasi e kishte ngrene e para nje te mire gruaja. Shpesh te afermit e tyre iu gjenin ndonje punem por dembelat parazite as dy dite nuk e mbanin dot se nuk ishin mesuar te punojne dhe te ishin te pergjejgjshem sic iu takonte si prinder dhe bashkeshorte, Keshtu qe boll me justimfikime, nuk hahen me, as me vaj e as me uthull.

  7. Adi says:

    Ja pra per keto lloj kafshesh (te me falin kafshet nuk e meritojne kete sharje dhe krahasim me plehra te tilla) e kisha fjalen edhe tek artikulli i djeshem qe jo vetem nuk duhet te kene te drejte te rrisin femije, por duhet mbajtur me kilometra larg tyre, Monstra, keta jane vertet kanceri i shoqerise. Ka te drejte komentuesi i pare, ky i perket kategorise se narcizisteve ose psikopateve. Mjere femijet qe iu ka rene per pjese ta kene baba. Shpetofshin sa me pare prej tij. Mjerimi yne si shoqeri eshte qe si tipa si ky ka me bollek.

  8. ARI says:

    dhet tje presin duart . Tregojnai emrin edhe fotografine ketyre burracave.

  9. rexha 10 says:

    SEPSE KY BABAI NUKE E KA MENDUAR KURRE SE KURE TE VIJE MOSHA E PLEQEISE DO TE SHENDROHET NE FEMI AKOMA.
    ATHERE KA PER TI KERKUAR FEMIJET DHE S’KA PER TI GJETUR.NUKE PO THEME SE NE I KEMI PASUR PERFEKTE ,PORE NE KETE MOSHE SIDOMOSE PER VAJZAT PRINDERI SIDOMOSE BABAI DUHET QE TE JETE SHUME I GJERE.UNE E KUPPTOJE EDHE PROBLEMIN EKONOMIK TE FAMILJES.
    PASTAJ DIKTATURA ,frika , NUKE SJELLE NDONJE GJE TE MIRE TEKE FEMIJET .EDHE SIKUR FEMIJA TE KETE NDONJE INISIATIVE PER TE MIRE AI NUKE E SHPREHE SEPSE KA FRIKE SE MOSE E RRAHESH. LUME AI QE DUROI ,DHE BENE MIRE ,JO VETEM PER FEMIJET E TIJE ,PORE PER C’DO FEMIJE QE KA NEVOJE.MBI TE GJITHA PRANDAJE QUHEN FEMIJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje