25-vjeçari i arrestuar për vdekjen e adoleshentes i martuar, flet e shoqja nga Anglia: Më tha do vizitoj familjen

21 Gusht 2020, 13:30Kronika TEMA

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja tragjike e Velipojës.

Së fundmi, mësohet se i dyshuari Indrit Bajraktari i cili ndodhet pas hekurave për vdekjen tragjike të 17 vjeçares, është i martuar në Angli.

Ka qenë vetë bashkëshortja e tij që ka konfirmuar këtë fakt.

Duke folur për disa media në lidhje  martesën me Bajraktarin, Almudena thotë se Indriti i kishte thënë që do shkonte vetëm në Shqipëri për të takuar familjen.

Sipas mesazheve, Indrit Bajraktari ka qenë në lidhje dashurie me Almudena Bajraktarin që nga data 18 janar 2017. Ata u martuan me 18 prill 2019 dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe thuhet se ajo është shtatzënë.

Ata jetojnë në Londër së bashku edhe sot e kësaj dite. Nuk dihet nëse Almudena do të vijë në Shqipëri për të parë burrin e saj pas informacioneve që ka marrë në lidhje me ngjarjen e Velipojës.

Indriti i tha gruas së tij se ai do të vizitonte vetëm familjen e tij në Shqipëri, por nuk e kishte parashikuar kurrë që gjërat do të rridhnin tragjikisht. Enisa Doda ishte me pushime me familjen në Velipojë, ndërsa paraprakisht dyshohet se të dy u njohën përmes rrjetit social “Facebook”.

Familjarët e viktimës ende nuk kanë sqaruar rrethanat e njohjes së vajzës së tyre të mitur me Bajraktarin, apo për mënyrën sesi ajo iu ka kërkuar që të dalë me të dhe shoqet e saj.

 

2 komente në “25-vjeçari i arrestuar për vdekjen e adoleshentes i martuar, flet e shoqja nga Anglia: Më tha do vizitoj familjen”

  1. Sali Rrumpalla says:

    bie era krim i shemtuar! jeten mbrapa hekurave ose plumbin

  2. Laberia ime says:

    Ndoshta eshte haku asaj gruas qe eshte e martuar me kete “kazanoven”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje