36-vjeçarja nga Shijaku vdes në spital, policia procedon 2 mjekë

20 Gusht 2020, 19:08Kronika TEMA

Dy mjekë janë proceduar në gjendje të lirë pas vdekjes së një 36-vjeçareje. Sipas policisë, dyshohet se ata nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur viktimës.

Të proceduarit janë 49-vjeçari M.S. me detyrë mjek i urgjencës pranë Qendrës Shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Sipas policisë, viktima ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak. Ajo ka shkuar në banesë e më pas ditën e djeshme është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

1 komente në “36-vjeçarja nga Shijaku vdes në spital, policia procedon 2 mjekë”

  1. Shijak says:

    Mjekë të paaftë. Që të vdesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje