Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Velipojë: Emigranti hyri me adoleshenten në det (e njohu në FB), e la të mbytur dhe doli në breg

20 Gusht 2020, 12:13Kronika TEMA

Zbulohen detaje tronditëse nga ngjarja në Velipojë.

Rreth orës 14:00 të 19 gushtit Indrit Bajraktari së bashku me adoleshenten 17- vjeçare kanë hyrë në det me motor uji që e kishin marrë me qira në zonën e Vilunit.

Dy orë e gjysmë më pas djali, i cili kishte vite që jetonte në Angli dhe ishte kthyer për pushime ka dalë në breg të detit i vetëm pa motorin e ujit dhe pa vajzën.

Fillimisht kanë qenë vetë pronarët e motorit të ujit që kanë nisur kërkimet për mjetin e tyre pasi kishte kaluar orari i caktuar i marrjes me qera.

Më pas është konstatuar që 25 vjeçari ka dalë në breg ndërsa vajza jo. Ndërsa një peshkatar gjeti trupin e pajetë të adoleshentes në ujë, 700- 800 metra larg bregut.

Policia së bashku me prokuroren e çështjes kanë konstatuar shenja dhune në trupin e vajzes nga Burreli me banim në Tiranë.

Policia njoftoi sot arrestimin e 25 vjeçarit, emigrant në Angli dhe që ndodhej në Velipojë me pushime.

Në dëshminë e tij dhënë në polici ka dëshmuar se mjeti ka pësuar defekt dhe është hedhur në ujë për t’u kthyer në breg, ndërsa vajza është rrëzuar dhe sipasojë e goditjes së motorit vajza ka humbur jetën.

Por do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin detajet dhe dinamikën e ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj.

Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Vajza dhe djali nuk kishin njohje të mëparshme dhe dyshohet se janë njohur gjatë pushimeve në Velipojë me anë të rrjetit social Facebook.

Njoftimi i Policisë

Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

22 komente në “Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Velipojë: Emigranti hyri me adoleshenten në det (e njohu në FB), e la të mbytur dhe doli në breg”

  1. O femra idjote qe u zini bese molokeve says:

    ..e varni si qeni ndyresiren .

  2. TURI EMIGR says:

    SA ESHTE VLERA E JETES NE SHQIPERI

  3. qytetar says:

    Mallkuar Teknologjia !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Deda says:

    Te varet qeni ne Velipoje.

  5. Predatori says:

    Me atë çelësin që kanë sekuestruar kanë për të bërë çudira.

  6. Loni says:

    I.B banues ne fshatin Kullaj, Postribe…kjo flet me shume se 1000 fjake. Copa e katunarit i mori jeten nje vajze te re. Denojeni me vdekje pisin. Keta plehr na jane turperuar edhe ne Angli…sa thua shqiptar atje largohen sikur ka rene kolera…ja prej ketyre tipave.

    1. Shtet rrumpalle me njerez te papergjegjshem says:

      Shtet rrumpalle qe nuk zbaton asnje ligj.
      A ka roje sigurie ne det ??
      Po ata qe japin motorret e ujit, kush dikaster shteteror i kontrollon ?
      Po ata pisa qe i dhane motorin, pse nuk lajmeruan policine kur vonesa ishte alarmante ?
      Tmerr, i iken jeta nje 17 vjecareje, dhe ai gomari del ne breg sikur s,ka ndodhur asgje.
      Nivel mesjetar , ai tjetri i mori jeten tjetrit dje vetem per parkimin

      1. Palo uniforma says:

        E di ti qe ne Golem, te rrethrrotullimi afer bregut, 12-15 vjecaret marrin pa problem motorra elektrike dhe ecin me shpejtesi neper rruge, ndersa policet i veshtrojne e bejne sehir, duke henger fara?!!! Ata mund t’i marrin jeten kembesorit e s’i ze as ligji kur jane nen 14! Me thuaj, ne c’vend te humbur te botes do ta lejonte policia nje biznes t’iu jepte motorra me qera 12-15 vjecareve, pervecse ne Shqiperi!!!

  7. I pa bese , says:

    ..o kafshe , o qelbesire malok muti qe sjeni per as gje por vete pabesine dhe mashtrimin keni ne gen plus vajza injorante qe leshohen ne fb,

  8. Ilda says:

    Materialet iu kaluan prokurorise per vepren penale shkaktimi i vetevrasjes
    pse jo shkaktimi i vrasjes.
    qe ne fillim hetimi eshte i kompromentuar.

    1. daniel says:

      shume e sakte!

  9. Gaxheli says:

    Po kjo vajze minorene (17 vjeçare) a kishte prinder apo e kishte pjell facebook-u si gjithe llumërat e kesaj bote? E njohu ne facebook dhe shkon me të dhe prinderit rrijnë të qetë? Mallkuar qofshin prinderit e tillë! Me duket se vetem ne Albanistan dhe Kosovistan ndodhin keto gjera. pastaj na dalin prinderit dhe shkruajne ne facebook se qenkan merzitur dhe ju paska ikur femija nga kjo bote perpara kohe….Neveri…
    A jeni prinder apo dhi e dele….?

  10. XheJ eN Bi says:

    Ngjarje e rëndë dhe ngushëllime familjes.
    Po më duket se Policia e Shkodrës duhet të ketë analfabet.Ajo shkruan : vepër penale ,shkaktim i ” vetëvrasjes”.
    Djali nuk i shkaktoi rrethana që vajza të ” vetëvritet”.
    Nuk dihen rrethanat për të cilën u mbyt vsjza.

  11. Ilda says:

    Po te ishte vetevrasje nuk do ta kishte lene ne uje, por do ta kishte nxjerre ta shpetonte.

  12. Shtet rrumpalle me njerez te papergjegjshem says:

    Shtet rrumpalle qe nuk zbaton asnje ligj.
    A ka roje sigurie ne det ??
    Po ata qe japin motorret e ujit, kush dikaster shteteror i kontrollon ?
    Po ata pisa qe i dhane motorin, pse nuk lajmeruan policine kur vonesa ishte alarmante ?
    Tmerr, i iken jeta nje 17 vjecareje, dhe ai gomari del ne breg sikur s,ka ndodhur asgje.
    Nivel mesjetar , ai tjetri i mori jeten tjetrit dje vetem per parkimin

  13. tony says:

    Per këtë kriminel akoma pa u rrit i cili i mori e mashtroi dhe i mori jetë vajzës 17 vjeçare dhe i helmoi familjen oër gjithë jetë ka vetēm një gjykim

    VENDIM
    ME QËNË SE NË SHQIPËRI NUK KA DËNIM ME VDEKJE TË DENOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM e DHE TEDËRGOHT NE BURGUN E SIGURISË SË LARTĒ TË KALBET ATY DHE MOS TĒ NXIRRET AS PËR AJROSJE DHE MOS TĒ TAKOJË NJERI.

  14. qytetar says:

    Eh mor Gazetst KAZANSH …sa te dhpejte jeni ne lajme pijanecrsh kafrnesh

  15. PARRUCA says:

    mos shkruani pa lidhje. ka dal autopsia dhe eshte vertetuar se nuk ka shenja dhune por vdekja i ka ardhur nga perplasja me ujin…i ati i viktimes ka deklaruar se kane lidhje familjare me autorin e arrestuar…eshte aksident dhe jo vrasje …ju i beni kriminel edhe pa qene…nuk them se nuk duhet treguar kujdes por akuza dhe gjyqi qe ben turma pa fakte eshte me kriminale se vete krimi…

  16. WHAT A FUCK says:

    o gazetar leshi, verifikoni informacionet perpara se te shkruani…autopsia ka vertetuar se e ndjera ka vdekur nga perplasja me ujin…ku e moret lajmin se cifti u njo nga fb !? ….i ati i viktimes ka deklaruar se kane njohje me familjen e te akuzuarit…aksidenti mund ti ndodh cdokujt dhe mos beni gjyqe popullore pa u njohur me dinamiken dhe rrethanat e ngjarjes…nje histori pak a shume e ngjashme ndodhi para pak ditesh ne DHERMI, u permbys varka me nje familje , dhe u mbyt vetem e ema, shpetuan i biri dhe bashkeshorti i se ndejeres se bashku me nje person tjeter…a mos duhen denuar edhe ato qe dolen gjalle nga ajo ngjarje e dhimbshme…
    deti dje ka qene i trazuar dhe ku dihet se cfare ka ndodhur, kjo nuk do thote se i akuzuari eshte i pafajshem se mund te kete shkelur protokollin e lundrimit, etj, etj por etkiketimet kriminel, duhet varur … etj etj tregon se keni te lidhur zorren e trashe me trurin e vogel…lereni hetimet te thone fjalen pastaj beni gjyqe popullore…vajza qofte e parajses dhe zoti i lehtesofte dhimbjen…

  17. Martin says:

    7 versione kan dhen gazetat . Iku me skaf me shoqet. Iku me motor uji me ate qe njohu ne fcb. Ka shenia dhune.. nuk ka shenja dhune. Ate qe po i bente xhiro e ka te njojtur te familjes. O te dhjefhsha gazetarey e leshit qe jane te ne.. hall i madh e ka zen familjen . Ajo qe vdiq 17 vjec gjynah i zotit. Gazetaret nuk i len ne hallin qe i ka zene po u shtojn dhe ca tjera

  18. populli says:

    Ja kjo është teknologjia, që adoleshentët e sotëm përdorin për njohje virtuale dhe shihet përfundimi: vrasje dhe nuk është rasti i parë, sepse plot ngjarje të tjera kanë ndodhur vetëm nga komunikimet nëpërmjet rrjeteve sociale.

  19. Doc-it says:

    Kur ka shenja dhune, si mund te jete vetevrasje. Quhet vrasje dhe pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje