Nënë e katër fëmijëve, zhduket pa gjurmë 27-vjeçarja shqiptare në Greqi

19 Gusht 2020, 19:52Kronika TEMA

Policia greke ka dhënë alarmin se një 27-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë.

Referuar informacionit te policise Antonia Nikolla nga zona e Heraklion, Krete ka patur kontaktin e fundit me bashkëshortin e saj.

Për herë të fundit ajo ka folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht dhe që pas asaj telefonate nuk dihet më asgjë për të.

Familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka nisur kontrollet por pa asnjë rezultat deri më tani.

Sakaq autoritetet greke kanë publikuar të dhënat e 27-vjeçares shqiptare duke kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve, por dhe të atyre që mund të kenë dijeni apo mund të kenë parë të renë.

1 komente në “Nënë e katër fëmijëve, zhduket pa gjurmë 27-vjeçarja shqiptare në Greqi”

  1. Kim été says:

    Kjo është Greqia e BE-së dhe integrimi yn sipas Metës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje