Është zbardhur dëshmia e Stjuart Smakaj, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e Gledis Krajës, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër.
Ai është shprehur se pas konfliktit që ka pasur me Denis Halilin ka shkuar në shtëpi ka marrë armën, pasi dyshonte se ky i fundit do ta qëllonte me armë.
Ai është shprehur se ka qëlluar drejt makinës së Denis Halilit dhe nuk e dinte se pas mjetit të tij ndodhej shoku i tij.
“Qëllova drejt makinës së Denisit. Nuk e dija që pas makinës ishte shoku im.
Dyshova se Denis Halili do të merrte armën për të qëlluar, në këtë moment shkova në shtëpi të merrja armën.
Mora armën për të qëlluar Denis Halilin. E vrava gabimisht shokun,” mësohet të ketë thënë Smakaj.
Gledis Kraja, u vrarë aksidentalisht nga miku i tij, Stjuart Smakaj. Bëhet me dije se Stjuart Smakaj ka qëlluar me armë drejt pronarit të një mobilerie, Denis Halili me të cilin ka bërë sherr, por aksidentalisht një plumb ka kapur 23 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital.
Autori kishte porositur mobilie për shtëpinë, por kur porosia i erdhi poshtë pallatit, Smajku debatoi me shoferin e kamionit, pasi kishte bllokuar rrugën.
Pastaj në lagjen e tyre të quajtur Qafëhardhi, ka shkuar dhe pronari i mobilerisë me të cilin kanë filluar debatin derisa ka degraduar në përdorimin e armës.
Ndërsa shtetasi Denis Halili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet. Në atë moment kur të dy ndodheshin tek makina kanë dëgjuar krismat e armës.
“Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për ti shpëtuar plumbave. Duke ikur kam shikuar se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”.
Në këtë ngjarje ishin përfshirë në njërën anë vëllezërit Smakaj, shoku i ngushtë Gledis që humbi jetën, babai i tyre dhe disa persona të tjerë ndërsa në anën tjetër pronari i mobilerisë nga Fushë Kruja, kunati i pronarit dhe shtetasi Denis Halili bashkë me shoferin e kamionit të mobilerisë.
Në kërkim ende shtetasi Sebastian Smakaj.