Struktura e ngritur në Shqipëri në nëntorin e vitit 2019 për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore nën siglën “Fast” ka në dorë listën me 50 më të kërkuarit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm kaq, por emrat e tyre përpara ndryshimeve të mundshme ndër vite janë shpërndarë dhe tek homologët europianë.
Lista me 50 personat e shumëkërkuar të Policisë u është vënë në dispozicion edhe agjencive homologe dhe ka mbërritur në duart e ekspertëve të duhur. Ndërkohë, ka filluar mbledhja e informacioneve për bërjen të mundur të arrestimit dhe vënies përpara drejtësisë së këtyre personave, që kanë mbi shpinë edhe kategorizimin “të rrezikshëm”.
Struktura e krijuar thuajse një vit më parë nuk suprimon agjenci të tjera ligjzbatuese si RENEA, apo FNSH. Çdo njësi në nivel europian ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës, e cila përgjigjet për kërkesat që vijnë nga vende të ndryshme partnere që do të thotë se Shqipëria ka dhe përfitime, duke përfshirë dhe përdorimin e agjentëve të skuadrave të tjera homologe.
Agjencia e re e antikrimit është e lidhur me dy komponentë. Njëri prej tyre, ai i inteligjencës që merret kryesisht me shkëmbimin e informacioneve me ndërkombëtarët, si dhe Njësia Operative, e cila funksionon në shërbim të Njësisë Inteligjente, për bërjen të mundur të ekzekutimit të urdhrave të arrestimit të personave më të rrezikshëm, qofshin këta në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar.
Në strukturë bëjnë pjesë dhe ushtarakë, të cilët janë trajnuar për t’iu përgjigjur goditjes së elementëve të rrezikshëm kriminalë. Pas disa muajve si vend me të drejta vetëm vëzhgimi, në shkurt të vitit 2020, Shqipëria u bë anëtare e Rrjetit “Enfast” që përbëhet nga disa shtete me qëllim kryesor kapjen e të kërkuarve dhe që tashmë ka përgatitur dosjet dhe i ka dërguar në zyrat qendrore.
Rrjeti “Enfast”, në të cilin Shqipëria bën pjesë si anëtare funksionon në bazë të shkëmbimit të të dhënave për të shpallurit nën logon “shumë të kërkuar”. Një prej detyrave të rëndësishme të rrjetit “Enfast”, pjesë e Europol është vënia në dispozicion e të dhënave dhe gjurmëve të gishtave, fotove dhe gjeneraliteteve të plota për më të rrezikshmit, deri edhe tek të dhënat e konsideruara të karakterit sekret, siç është ADN-ja.
Në rrjetin “Enfast” të Europol janë anëtarësuar deri tani 21 shtete, të cilat kanë të drejtë të prezantojnë me foto një nga të arratisurit e tyre më të rrezikshëm, ndërsa zotërojnë të drejtën absolute të kërkojnë të dhëna për shumë të tjerë.
Pikërisht anëtarësimi në këtë rrjet solli edhe suksesin e parë të arrestimit të Fran Prendit, një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje dhe që ishte arratisur nga burgu në vitin 1997. Që prej asaj kohe, ai nuk kishte shkelur në tokën shqiptare, duke bërë gjithçka mundej për ndërrimin e identitetit. Por, liria e tij u ndërpre në Hanin e Hotit./Shqip
Mire qe kapet kete qe fshihej,po pse nuk sillni te vuajne denimin vrasesit e 4 policeve dhe te nje djali 16 vjecar,Protoduaret,qe e dini se jetojne ne Montreal te Kanadase,bile i dhate mundesi edhe njerit nga vrasesit te studioje ne fakultetin e drejtesise.
Do t’a kuptoja kete qendrim nese dikush e konsideron Kanadane nje burg per te kryer nje denim me burgim te perjeteshem dhe nje tjeter me 25 vjet heqje lirije.
Nuk besoj se Protoduaret kane korruptuar edhe ndonje ne gazeten tuaj te nderuar qe ndalon botimin e materialeve qe kane t bejne me ta.Pse nuk e botoni komentin per ta?Ata jene kriminele te rrezikshem,te denuar me vendim te formes se prere per vrasjen e 5 personave(4 nder ta police).Botimi i komentit ,ndoshta ,do te arrinte edhe ne veshet e atyre qe e kane per detyre t’i identifikojne e te gjejne se ku jane keta kriminele.Uroj te mos jet keshtu!