Hajduti shqiptar në telashe pasi vodhi... hajdutin italian!

18 Gusht 2020, 20:15Kronika TEMA

Një shqiptar 18 vjeç dhe një italian 19-vjeçar u denoncuan për vjedhje nga policia e Gjenovas në Itali, pasi i rrëmbyen çantën një shtetasi italian 61 vjeç, i cili udhëtonte me një motor që e kishte vjedhur.

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në Piazza Acquaverde, rreth orës 02:30 të së shtunës, kur ata sulmuan italianin që ecte me skuter, duke i rrëmbyer çantën.

Ata u ndoqën nga dëshmitarët, ndërsa një mik i 61-vjeçarit u përpoq t’i ndalonte hajdutët, derisa ndërhynë patrullat e policisë, që u njoftuan për incidentin.

Hajdutët u arrestuan, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se shtetasi italian e kishte vjedhur motorin me të cilin udhëtonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje