OFL i çon formular për deklarim të pasurisë: Kush është Met Bozi, “i tmerrshmi" i Elbasanit që dha urdhërin drastik për djegien e gardistëve më 1997

18 Gusht 2020, 12:09Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë ditën e sotme 5 shtetasve të tjerë, të dënuar për vepra të rënda penale.

Ata janë kryesisht nga Elbasani, ndërsa janë dënuar për vrasje, trafik droge apo pastrim të parave. Mes shtetasve që iu kërkohet të deklarojnë pasurinë është edhe Met Bozi, personi i tmerrshëm, që më 1997 urdhëroi të digjeshin trupat e 6 gardistëve.

Met Bozi, pas asaj që mori emrin si masakra e Cërrikut, ishte shpallur në kërkim policor dhe vetëm më datë 24 dhjetor 2016 u prangos, duke u lënë në burgim të përjetshëm, pasi këtë dënim kishte dhënë ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ndalimi i tij në atë kohë u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22 dhjetor 2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 16 herë”.

Ish-gardisti Luan Prenga ka dëshmuar në 1 qershor 2010 para Gjykatës së Krimeve të Rënda me detaje rrëqethëse masakrën e Cërrikut 1997.

“Unë nuk do ta harroj kurrë dhe s’do t’ua fal kurrë torturat çnjerëzore që na u bënë atë ditë mua dhe kolegëve të mi të vrarë”, – thuhet në dëshminë e ish-efektivit të Gardës. “Ky këtu, – tha dëshmitari, duke treguar me gisht nga Met Bozi, – dha urdhër që kufomat të digjeshin, por banorët bërtitnin që mos ta bënin këtë veprim”.

Dëshmitari kujtoi se fillimisht ai ishte nisur bashkë me shokët e tij me mision për në Elbasan, por më pas, një urdhër i dytë ua kishte ndryshuar destinacionin për në Cërrik, ku ndodhi dhe vrasja e gjashtë gardistëve dhe plagosja e 16 të tjerëve.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Elis Bahushi,, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

– Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

– Met Bozi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

5 komente në “OFL i çon formular për deklarim të pasurisë: Kush është Met Bozi, “i tmerrshmi” i Elbasanit që dha urdhërin drastik për djegien e gardistëve më 1997”

  1. Julia says:

    Met bozi i tmershmi i elbasanit? O Mero e ke bere gazeten me keta lloj gazetaresh si bordello.
    Ky eshte nje bashkeqytetar i imi ,dhe panvaresisht dy tre gjerave qe ka bere nuk mund ti thuash i tmerrshem , pastaj ky eshte nga cerriku , clidhje ka me elbasanin? Ore kontrolloje gazeten se po vazhdove keshtu do perfundosh si Nikoll lesi

    1. ott says:

      2-3 gjera???? Sa e ke nr qe dikush te jete kriminel?

  2. Fredi says:

    Met Bozi ka qene i partise socialiste.Shume kriminele u futen ne PS dhe PD dhe e bene vendin corbe derri.

  3. Papi says:

    Tani ktij i ka ardhe formulari duke qene ne burg te perjetshm dhe duhet te pergjigjet mbrenda 48 oreve?
    Si do pergjigjet ku do shkoj ta gjej dokumentacionin ne burg…apo do e lironi?

  4. Genti says:

    Shume drejt eshte gjithe diten e gjithe naten nga Cerriku.
    Por nje gje nuk kuptoj,pse Sali halene qe dergoi me urdher te posacem garden dhe armatosi gjithe militantet e PD qe me 1996 nuk e trajtojne njelloj si kete ?
    Ishte garda e Sales qe shkoi per pastrimin e Cerrikut dhe u soll si serbet ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje