Ky që shikoni në foto është Sebastian Smakaj, personi i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-futbollistit Gledis Kraja në Shkodër.
Smakaj është kampion kombëtar në “Tawkondo” për peshën 80 kilogramë.
Mësohet se autori dhe viktima kishin njohje të mëparshme me njëri-tjetrin si dhe marrëdhënie miqësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në Shkodër, ku Gledis Kraja u ekzekutua me 14 plumba automatiku.
Ai ishte duke udhëtuar me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash.
I riu u dërgua në spital, por ndërroi menjëherë jetë.
Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim, Sebastian Smakaj, i cili ishte shok me viktimën.
Dyshohet se para atentatit, autori dhe viktima kanë bërë një sherr për motive të dobëta.
Fytyra kriminelash, meritojne litarin, keshtu pastrohet ajri.