Terrorizmi në rajon: Pse Shqipëria konsiderohet si vendi me risk të lartë

16 Gusht 2020, 15:30Kronika TEMA

Nisur nga pozicioni strategjik i vendit tonë në rajon, shërbimet inteligjente të Shqipërisë jo vetëm në SHISH, por edhe në Ushtri dhe Polici kanë tashmë një plan të qartë dhe bashkëpunim më të shtuar informativo-operativ në nivel rajonal, për çështje që lidhen me sigurinë rajonale, krimin e organizuar, terrorizmin etj.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, ka pasur shkëmbime informacioni dhe është shkëmbyer ekspertizë për krimin e organizuar, emigracionin e paligjshëm dhe sfidat e shërbimeve të inteligjencës për parandalimin e goditjen e këtyre fenomeneve.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelluar në nivel drejtuesish e ekspertësh, në takime në formate dy e shumëpalëshe, si dhe duke qenë pjesë aktive e konferencave dhe seminareve ndërkombëtare të sigurisë dhe inteligjencës, si ai që u zhvillua pak ditë më parë me pjesëmarrjen edhe të dy ndihmësve ligjorë që janë ekspertë amerikanë, por me mision pranë Policisë së Shtetit.

Shqipëria është pjesë e takimeve plenare të formateve shumëpalëshe rajonale e ndërkombëtare, të tilla si “SEEIC”, “MEC”, “ADRIACLUB” etj, ku janë trajtuar probleme të kërcënimeve nga terrorizmi, emigracioni i paligjshëm, siguria energjetike, veprimtaria e aktorëve të tretë dhe shërbimeve tyre të inteligjencës në rajon etj.

Dhe kjo për shkak se Shqipëria ka një risk më të lartë se vendet e tjera të rajonit lidhur me kërcënimet terroriste. Faktorët për këtë janë disa, por ai që përmendet më shpesh ka të bëjë me partneritetin strategjik që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlen të theksohet kontributi i SHISH-it, në kuadër të Komitetit të Inteligjencës Civile të NATO, me kontribute konkrete në fushën e terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, veprimtaritë e shërbimeve kundërshtare dhe proxit e tyre, aktivitetet hibride etj.

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, SHISH-i ka rritur numrin e përfaqësuesve, duke atashuar oficerë ndërlidhës në shtete me të cilat ndajmë sfida dhe kërcënime të përbashkëta. Kjo ka ndikuar në rritjen dhe rritur thellimin e bashkëpunimeve si dhe forcimin e marrëdhënieve me shërbimet informative të shteteve ku janë akredituar.

Në këtë kuadër, SHISH dhe Policia kanë thelluar bashkëpunimin informativ e operacional edhe nëpërmjet koordinatorëve të SHIVH-ve, të akredituar në vendi tonë. Nisur nga qasja dhe ekspertiza rajonale, Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol pozitiv në sigurinë rajonale, në luftën ndaj ekstremizmit e terrorizmit dhe ka marrë në vijimësi feedback pozitiv nga shërbimet partnere.

2 komente në “Terrorizmi në rajon: Pse Shqipëria konsiderohet si vendi me risk të lartë”

  1. 001 says:

    Sepse te dhenat ju I merni nga greku dhe serbi kjo eshte arsyeja
    30 vjet demokraci keni pare terror ne shqiperi

  2. Komunist der ne fund says:

    Sepse sali krimineli e futi ne koferencen e vendeve islamike qe kur u ndryshuan sistemet…sepse qe nga ajo koh kan hyr e dal me mijra organizata islamike….sepse shoket e mi te femijris dy tre prej tyre kur i shikoj dhe i takoj pothuaj cdo vit kur vete jan ber me mjekra nuk flasin dhe vetem din alla ekber…sepse jo pak po mbi njeqind shqiptar e kosovar jan vrar per isis dhe sa qindra ka akoma…e plot sepse akoma…prandaj duhet vigjilence….ah ore xhaxhi ku je…ci donim prap fet ne….ne vem falemi tani …pastaj vem vjedhim vrasim….nuk te ben feja njeri..te ben shkolla…dhe sigurisht familja….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje