Nëna e 21-vjeçarit të zhdukur: Do vras veten para Kryeministrisë, dyshoj se shoqëria e dorëzoi te hasmi

14 Gusht 2020, 17:23Kronika TEMA

Pas lajmit për zhdukjen e 21-vjeçarit Klevis Lleshi në rrethana misterioze paraditen e 5 gushtit në Burrel, nëna e tij Fatbardha Lleshi tregon se hera e fundit që ka parë të birin, ishte rreth 10 ditë më pare dhe që atëherë nuk ka asnjë kontakt me të.

Për shkak të hasmërisë që familja Lleshi ka me familjen e Ali Hoxhës nga Shtjefëni, mamaja e 21 –vjeçarit dyshon se shokët e tij e kanë çuar tek hasmi.

Fatbardha Lleshi: “Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur cdo lidhje dhe cdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras.”

Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës.A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je.

Fatbardha Lleshi thotë se ka kërkuar informacion nga policia për zhdukjen e djalit të saj, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Fatbardha LLeshi:Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjec në mes të ditës në mes të Burrelit. Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj.”

Familja Lleshi ka një histori të gjatë gjakmarrjeje që ka shkaktuar disa viktima dhe të zhdukurish. Këto ngjarje sipas Fatbardha Lleshit e kanë pikënisjen që kur janë bërë hasëm me familjen e Ali Hoxhës.

Fatbardha Lleshi: “Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatit 40 vjec dhe më i fundit djali im 20 vjec më 5 gusht dhe për 6 vjet 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar. Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali Hoxhën.”

Nëna e 21 vjeçarit të zhdukur prej 10 ditësh kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se policia e Burrelit është bërë palë me hasmin dhe krimin.

Fatbardha Lleshi: “Nga autoritetet shqiptare unë kerkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnje hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtue dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, tek shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin.”

18 komente në “Nëna e 21-vjeçarit të zhdukur: Do vras veten para Kryeministrisë, dyshoj se shoqëria e dorëzoi te hasmi”

  1. beso says:

    Cfaj ka shteti qe ju krijoni hasmeri dhe vrisni njeri tjetrin…..?? Jeni akoma me kanun prandaj mir tu nehet se jeni te teash, derra…

    1. Illyrian says:

      Hajvan, është një nënë që po kërkon të birin e zhdukur…
      Njeri i keq!

    2. Edi says:

      I trash je ti o hajvan, cfaj ka djali 20 vjeç..

  2. Tr says:

    NUK eshte ngopur ky hasem Duke vrare tre vet, por shkon dhe vret dhe djalin e ri . Policia duhet ta kishte zbuluar, Bureli eshte nje vend shume I Vogel, ku njerzit njihen te gjithe njeri me tjetrin. Vrasjet duhet te ndalohen, kjo histori nuk do te mbyllet, do te ngrihet Pala tjeter te vrasi perseri, per tre vrasjet e tjera.

  3. Pjerini says:

    Flijou para shtepise se Sali Ram Berishes se ai e rrifuti gjakmarrjen !

  4. Drejtesia e munguar says:

    Shtet i dhjere dhe njerez kafshe qe vrasin te pafajshem

  5. Kim été says:

    Policia e shtetit të përdor torturat ndaj familjes së hasmit të tyre për zbarrdhjen e ngjarjes.

    1. Lexues says:

      Po te te torturoj une ty Kimete per disa ore rresht, do pranosh qe ke vrare Kenedin, Mehmet Shehun, edhe Santon. Te gjithe e pranojne fajin kur torturohen, Kimete, qofshin te fajshem ose te pafajshem. Prandaj ka 250 vjet qe bota e qyteteruar nuk perdor tortura gjate hetimit te krimeve.

  6. ?????? says:

    Ketij hasmi i dhjefsha pushken ky hasem qenka qelbesire pa pike burrnie .majf ma vrave 1 mjaft .apo done me u duke une vras shume ik mor poshtersi se ke per te shkuar para ZOTIT.. o legen o te dhjefsha pushken ty legen i poshter nuk u ngope duke vrare te pafajshem …?????????

    1. Lani says:

      Ore di njeri ku esht fshehur shteti

  7. ?????? says:

    O Beso ik ke banjo ti se edi vet ti cfar hahet ne banjo

    1. bral says:

      Mbaj posta policie kot neper vende te vogla, qe nuk kane mundesi te bejne pune se i njohin te gjithe. Kur perqendrohet neper vende te medha ben pune. Bashkimi ben fuqine apo jo? !

  8. Edi Durres says:

    Karallesh, pse nuk kerkon takim me elisabeten dhe ti kerkosh llogari…ose me mire vrit veten pastaj kerkon llogari

  9. Gjilpëra says:

    Eshte pisllëk i madh….Ata jane në Angli dhe vrasin njeri -tjetrin per pislleqe…..këtu në Shqiperi fillon dyfeku…pa lidhje fare…

  10. vdekja nje here vjen says:

    Ec kerkoja saliut se ai e krijoi vellavrasjen, jeni ne kete bote apo ne tjetren . Merri koken saliut te te gjeje djalin. Kjo jete keshtu do vazhdoje tani deri ne zhdukje. Ju q i shkuat mbrapa dhe vazhdoni ta lini te lire.

  11. Gaxheli says:

    Shqiptarët e leshit jetojnë me ligjet e Mesjetës: vrasin njëri-tjetrin për hiçgjë, pastaj kerkojne llogari sikur të ishin qytetarë europianë dhe jo bagëti siç edhe jemi…. Mendohuni mirë për përpara se të vrisni tjetrin ose të vidhni, jemi bërë Turpi i Europës…

  12. leko says:

    Jane derra malokesh shpellare qe vetem per te vrare e kane mendjen pastaj ngujohen, perse nuk thoni ju qe e mbrone ke ka vrare dhe pse e ka vrare mor shpellare apo ate e ka mbuluar dheu dhe eshte harruar dhe ai bije nene ishte o derr malokesh qe ju ka mbet truri te kanuni. Ju doni ate vampirin Enver Hoxhen qe ju qinte nenat, perse nuk mernit gjak ne ate kohe o karaducet e Saliut.

  13. Vasilika says:

    O njeres.Mos mirni jete.Lereni jeten te lulezoje.Zoti eshte gjykuesi me I madh.Valle do mbyllet ndonjehere kjo plage qe ka hedh rrenje ne vendin tone.Ju qe vrisni.Lerini djemte te rriten te behen burra.Vajzat te behen nena.Leni femijte te rriten me prinder gjalle.Qe jeta te vazhdoj Shteti te behet I gjalle .ti denoj kriminelet.Ashtu sic beri Enveri ndryshe kjo valle e vdekjes nuk ka per te mbaruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje