Prokurori Nezir Gjoka dha dorëheqjen pas kalimit të barrës së provës

13 Gusht 2020, 17:13Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e vetingut për prokurorin e Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka, pasi ky i fundit paraqiti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dorëheqjen e parevokueshme, të motivuar me arsyet shëndetësore.

Sipas vendimit të arsyetuar të datës 3 gusht të trupës gjyqësore të kryesuar nga Suela Zhegu dhe me anëtarë Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo, prokurori Gjoka e paraqiti dorëheqjen më 2 qershor 2020; gati tre muaj pas vendimit të KPK-së për mbylljen e hetimit administrativ vetëm për kriterin e pasurisë.

Mbyllja e hetimit për Gjokën dhe kalimi i barrës së provës për kriterin e pasurisë përkoi me periudhën e pezullimit të aktivitetit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të masave kundër përhapjes së COVID-19.

Dorëheqja është miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 12 qershor dhe i është komunikuar KPK-së më 24 qershor 2020.

Neni G i Kushtetutës ka parashikuar mundësinë e dorëheqjes së magjistratëve, duke sjellë edhe ndërprerjen e procesit të rivlerësimit. Sipas kësaj dispozite, subjekti që dorëhiqet humbet të drejtën për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.

1 komente në “Prokurori Nezir Gjoka dha dorëheqjen pas kalimit të barrës së provës”

  1. VLORA says:

    TE GJITHE PLERAT E BENE LIGJIN NE INTERES TE TYRE.SA SHOFIN REZIKUN JAPIN DOREHEQJE IKIN KRENAR POR TE DHJERE KETA JANE PER NE BURG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje