29-vjeçari me COVID-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, humb jetën

13 Gusht 2020, 08:19Kronika TEMA
29-vjeçari me COVID-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit

Mëngjesi i kësaj të enjteje ka regjistruar një ngjarje tragjike. Një 29-vjeçar i infektuar me COVID-19 është vetëhedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh!

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orësh 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku viktima është identifikuar me inicialet XH.K.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje