SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish-të dashurit të Viola Spiros, Valentin Selaj

11 Gusht 2020, 11:55Kronika TEMA
SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish-të dashurit

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Valentin Selajt dhe të afërmve të tij: Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj.

Kjo për shkak se Valentin Selaj, është duke u hetuar nga prokuroria në Amsterdam për trafik të lëndëve narkotike.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK ka rezultuar se Selaj dhe personat e lidhur me të kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Selaj njihej nga publiku si i dashuri i moderatores Viola Spiro, kur mediat italiane e etiketuan gjerësisht si “Zoti i Drogës” që vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Njoftimi i SPAK:

Autoritetet Gjyqesore Hollandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Hollandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cilën kanë informuar se në Hollandë janë duke u hetuar shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo ëajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni Hollandez dhe njëkohësisht nga nenet 283/a, 333/a dhe 287 të Kodit tonë Penal.

Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme. Sipas letërporosisë nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj. Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Objekti i kësaj letërporosie ka qënë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera. Mbi këtë bazë është regjistruar procedimin pasuror nr. 4 datë 10/07/2019 në ngarkim të shtetasit Valentin Selaj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Sipas nenit 3, paragrafi 1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, i ndryshuar, dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit mbi të cilin ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në indicie për pjesmarrje në krimin e organizuar. Paragrali 2 i këtij neni parashikon se dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personit të përmendur në pikën 1 të këtij neni në pronësi ose zotërim të tërthortë nga personat e afert (bashkëshorti, femijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat dhe bashkëjetuesi) për të cilat prezumohet regjistrimi i rremë i pasurive përveçse kur provohet e kundërta.

Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal.

Në përfundim të procesit të verifikimeve pasurore, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar me datën 02.07.2020 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurisë të shtetasve Valentin Vasil Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj si më poshtë:

Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.20…

6 komente në “SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish-të dashurit të Viola Spiros, Valentin Selaj”

  1. qytetar says:

    Gjinof prz. Me djerse e …..

  2. v says:

    Keto vajza qe dalin neper ekrane nuk paskan perendi.U vene syrin trafikanteve pavaresisht shkollimit te tyre qe eshte zero,edukates se tyre qe nuk dine tjeter vecse te mbajne pistoleta dhe kur vriten ose futen thelle ne burg se kane per gje ta shkembejne me tjetrin. Nuk u lodhen duke mbajtur kembet perpjete

  3. Shum nxehte says:

    Me fal,tashi a eshte lajme qe i jan bllokuar pronat Valentin Selaj apo eshte lajm per kete gocen Vjola Spiron? 16 foto vetem per ket gocen?

  4. nino says:

    Kurvat dine te zgjedhin, nuk shikojne njeriun por sa leke ka….

  5. Ladi says:

    Lajm eshte per te dy, njeri trafikant dhe tjetra qe i lepihet trafikantit dhe del ne televizionet e trafikant Ylber Ndroqit si moderatore ( na tregon modelin se si e ben ate pune…) per kete ka me shume foto se rrine gjithe diten duke u sperdredhur neper ekrane dhe trurin e kane zero..
    Femra super ordinere, te ndyra, ahh sikur te ringjallej edhe njehere Enveri per keto pjella te peshtira.

  6. Kjo kurva e lindur se ka per gje ta beje pidhin si kuti votimi says:

    ..avanti il prosimo, bjeri gobit Spiro kush paguan e fut brenda..Mir kjo kurva po cjane keta meshkuj te tjeret qe futin karin neper gope te qelbura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje