Gjykata e Posaçme e Apelit: Të rregjistrohet kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut

11 Gusht 2020, 19:04Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”.

Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt.

Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve.

Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.

2 komente në “Gjykata e Posaçme e Apelit: Të rregjistrohet kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut”

  1. vdekja nje here vjen says:

    PO fillo nje here me SALIUN o SPAK, nA MORET SHPIRTIN DHE JU I BINI VERDALLE NGA FRIKA? PORDHACER.

  2. Xhovalini says:

    Nese aludin e tjere te gjykates apelit si zeqineja e plot te tjere qe kane vrare per se dyti me vendimet e tyre, nuk do meren si bashkepuntore ne vrasje, i kta ta po bajn çef sa te jene neper institucione. A ka te marre me i besue aludinit kur po flet per drejtsi, kurre, kurren e kurres. I tash si po i djeg bytha vedit i tash po kerkon drejtesi, eh sa marre me i besue. Gjykata e apelit ka ishte seksere e gjykats larte, ku vendimet e apelit si shifte kurkush, me kryetarin e saj qi nuk dinte sa shpi kishte e garazhde. Marre per gjithken si po ju beson ktyne, si po dun me pshtu shpirtin nga gjynahet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje