Zhduket 21 vjeçari në Burrel, nëna e alarmuar denoncon në polici! Familja në hasmëri, në 2013-ën iu vra babai kurse në 2016-ën xhaxhai para derës së shtëpisë

14 Gusht 2020, 12:09Kronika TEMA

Klevis Lleshi, 21 vjeç nga Burreli është denoncuar i zhdukur nga familja, që prej datës 5 gusht.

Në polici ka shkuar e alarmuar nëna e tij, pasi ka humbur kontaktet me të birin, i cili ishte i kërkuar për kanosje për vrasje të Mariglen Hotit.

Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë më 5 gusht por kontaktet me familjen i ka humbur më 2 gusht.

Familja Lleshi është në hasmëri prej vitesh me familjen Hoxha. Klevisit i është vrarë babai në 2013 për gjakmarrje dhe xhaxhai në 2016, në derën  e shtëpisë.

Policia po punon në të gjitha pistat për gjetjen e të riut dhe zbardhjen e ngjarjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje