Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të dëbohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë.
Në këtë ambient ku mbahen refugjatët ilegalë mbasditen e kësaj të enjte është sjellë nga policia shtetasi iranian Ehsan Bidi.
Bidi mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak, informon Top Channel.
Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat, shkruhet në një profil që muxhahedinët që qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar për të.
Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të PMOI / MeK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri, thuhet më tej në profilin e shkruar për të.
Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapë rrugën për sulmet e ardhshme terroriste. Rezistenca iraniane ka ekspozuar të kaluarën dhe shërbimin e Bidi-it ndaj mullahëve në shumë deklarata të mëparshme.
Sipas deklaratës së publikuar më 2 dhjetor 2013, në 19 Prill 2012, Bidi u dorëzua para forcave Irakiane dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods. … Në mesin e 2012, Bidi shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar. Zyrtarët egjiptianë e arrestuan atë.
Ndërsa mbahej në burgun në Egjipt, ai ishte në kontakt me përfaqësimin e regjimit në atë vend. Inteligjenca e mullahëve u përpoq ta dërgonte Bidi në Austri, Finlandë apo Danimarkë, por këto vende nuk pranuan ta pranojnë atë dhe ai u kthye në Irak. Duke përdorur një pasaportë iraniane të siguruar atij nga MOIS, ai u dërgua përsëri në Turqi dhe më pas nga Turqia në Rumani, dhe më në fund në Shqipëri. Por edhe në vendin tonë atij i është refuzuar leja e qëndrimit dhe u mbajt i në qendrën e mbyllur të Karecit.
Informacion i Përgjithshëm mbi Ehsan Bidin
Në një profil të tij të në faqen e rezistencës iraniane thuhet se: Bidi ka lindur në 1977 dhe shumë anëtarë të familjes së tij u ekzekutuan nga regjimi iranian për mbështetjen e PMOI / MeK. Ai u largua nga Irani në 2002 dhe shkoi në Kampin Ashraf në Irak për t’u bashkuar me PMOI / MeK. Ai ishte arrestuar dy herë për krime të zakonshme para largimit të tij nga Irani. Nëna dhe vëllai i tij vizituan Ashrafin në 2003 dhe 2004, duke kaluar disa ditë me të dhe duke inkurajuar Bidi të qëndrojë me PMOI / MeK.
Sidoqoftë, pas sulmeve në korrik 2009 dhe prill 2011 kundër Ashrafit të inskenuar nga forcat e kryeministrit të atëhershëm irakian Nuri al-Maliki që i bënë kushtet e qëndrimit në Ashraf edhe më të vështira, Bidi nuk mund të duronte më rrethanat dhe ai u largua nga kampi në rastin e parë të mundshme në 19 Prill 2012, duke shkuar direkt në Hotel Mohajer të Bagdadit. Ky objekt kontrollohet nga MOIS / VEVAK i Iranit dhe “Quds Force” si një qendër rekrutimi për MOIS / VEVAK për të rekrutuar individë që në të kaluarën u larguan nga Ashraf.
Debojini te gjithe keta islamike nga Shqiperia, te gjithe njelloj jane, e kane mendjen vetem per terror ne emer te allahut.
Artikull lemsh. Asgje s merret vesh. Kur erdhi ne shqiperi sa qendroi ku qendroi c lidhje ka afati i pasaportes 5 vjeçar. Sa duhet te ishte sipas ligjit?
Sa analfabet eshte ai qe ka shkruar kete gje dhe ata td tjeret qe e kane miratuae?
Dmth debohet agjenti i Iranit. Per te mbajtur 2000 terroriste,qe asnje vend i botes nuk i pranoj.Bravo.
Njesoje si keta te Janutollasit tone si kta njesoje jane