Dikur vrasësi me pagesë i familjes Gambino: "Tradhtari" i John Gotti-t pritet të nxjerrë të fshehtat e Mafias

16 Gusht 2020, 13:14Kronika TEMA

Një mafioz famëkeq i bandave të Nju Jorkt, që bëri kthesën më të famshme historike ndaj krimit të organizuar ka ndërruar 360% jetën e tij.

Në podkastin e tij në rrjetet sociale ai premton se do të zbulojë të gjitha të fshehtat e mafies.

Salvatore Gravano i ashququajturi “Sammy the Bull”, 75 vjeç, u bë informues i qeverisë në vitin 1991 dhe ndihmoi në arrestimin e 39 gangsterëve, përfshi dhe John Gotti-n, kreun e familjen së njohur Gambino.

Gravano, që kishte një rol të rëndësishëm në familjen Gambino, ishte anëtari më i lartë i familjeve të famshme në atë kohë në Nju Jork: Bonanno, Colombo, Gambino, Genovese dhe Luchhese, që “tradhtoi” bandat.

Në vitin 2001 ai u shpall fajtor për trafik droge, dhe u dënua me 20 vjet, por arriti të dalë nga burgu në Arizona në vitin 2017 për sjellje të mirë.

Dalja e tij nga burgu sigurisht ktheu edhe një herë vëmendjen në gjërat që pritet të thotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje