VENDIMI: KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati

21 Gusht 2020, 12:45Kronika TEMA

Vendimi i arsyetuar i shkarkimit të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari motivohet me mungesën e burimeve të ligjshme për 12 vite radhazi, me pasuri dhe transaksione të padeklaruara si dhe me veprën e “ndërtimit të paligjshëm” të një pallati –i cili u konsiderua nga KPK si cenim i besimit te drejtësia.

Nga Vladimir Karaj 

Në 65 faqe të vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e shkarkuar të Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari zbulohen një mori transaksionesh financiare të padeklaruara apo të deklaruara në mënyrë të pasaktë, ndërsa analiza financiare e nxjerr gjyqtaren me minus 96.6 milionë lekë – një nga diferencat negative më të mëdha që prej fillimit të procesit të vetingut.

Trupa që kreu vetingun vë në dukje se përveç 18.7 milionë lekë të pajustifikuara deri në vitin 2003, kur fillon edhe procesi i deklarimit të pasurive për zyrtarët, ishin edhe 80.8 milionë të tjera të ndarë 12 vite nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Pasuritë me probleme, kryesisht të lidhura me zonjën Hajdari dhe të birin, përfshijnë një pallat në afërsi të rrugës së Elbasanit, qiramarrjen dhe shitje e një lokali bar-kafe në Qytetin Studenti, një apartament, një dyqan apo transaksione me aksione kompanish.

KPK vë në dukje në vendim se ndërtimi pa leje i një pallati në tokën që nuk zotërohej nga subjekti ishte vepër penale. “Në këto kushte, subjekti, me kryerjen e këtij ndërtimi në një pjesë toke që nuk ishte në pronësi të saj dhe e papajisur me leje ndërtimi, ka konsumuar elementet e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm,” thuhet në vendim.

Komisioni tha se veprimet e Hajdarit mbi tokën që nuk e zotëronte dhe mosrespektimi i ligjit kishin cënuar besimin e publikut te drejtësia. “Në vlerësim të Komisionit, tërësia e veprimeve për kryerjen e ndërtimit të objektit ***-katësh pa lejet përkatëse, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, tregojnë një raport të tillë të subjektit me zbatimin e ligjit, i cili është i papranueshëm për të pasur besimin e publikut,” thuhet në vendim.

Fatmira Hajdari është e veja e Azem Hajdarit,  deputetit dhe njërit prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit kundër diktaturës në vitet 90’, i cili u vra në vitit 1998. Ajo i kundërshtoi pretendimet e Komisionit gjatë seancës dëgjimore përballë trupës së kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja.

Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Paratë e pajustifikuara

Vendimi i zbardhur i Komisionit  është fokusuar gjerësisht në dy prej pasurive të gjyqtares Hajdari. Lokalin e marrë me qira nga i biri në Qytetin Studenti dhe një pallat i ndërtuar pjesërisht me paratë e shitjes së aktivitetit të parë.

Ndërsa përmend një sërë transaksionesh me bankat që nuk përkojnë apo nuk janë deklaruar saktësisht në vite, Komisioni vë në dukje se një pjesë e transaksioneve ishin të dyshimta.  Kështu sipas vendimi të KPK, djali i gjyqtares kishte marrë një kredi në vitin 2007 që pretendohej se ishte përdorur për të rikonstruktuar mjediset e ish-sallës së lojërave në Qytetin Studenti.

Por KPK thotë se z.Hajdari i mori këto mjedise në dorëzim vetëm në vitin 2009 dhe se para kësaj kohe, kishte qenë e pamundur për të kryer investime në mjedise publike, pa shkelur ligjin apo pa cënuar garën që duhej të mbahej në dhënien me qira të ambienteve.

Justifikimet e Hjadarit se kjo ishte bërë me një marrëveshje, “fjalë burrash” me drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë që administronin pronat publike, janë konsideruar justifikime të pamjaftueshme nga Komisioni.

Sipas KPK-së, aktiviteti për të cilin supozohet se ishin investuar 18 milionë lekë nuk kishte pasur thuajse asnjëherë fitim, kishte tatime të papaguara dhe detyrime lokale të papaguara. Një deklarim i Hajdarit për 20 milionë lekë fitime aforfe u cilësua nga KPK si i pabazë.

Komisioni ngriti dyshime nëse investimi në vlerën e përmendur ishte kryer. Po ashtu, KPK arsyetoi se kontrata për shitjen e aktivitetit tek të tretët, pasi më herët prona u ishte kthyer trashgimtarëve, ishte e dyshimtë. Sipas kontratës me tre palë, që përfshinte pronarët, blerësit dhe djalin e gjyqtares, ky i fundit merrte 160 mijë euro për aktivitetin që shiste (mobilim dhe punime të kryera) dhe fitimin e munguar, ndërsa pronarët e tokës merrnin vetëm 100 mijë euro.

Arsyetimi i Hajdarit në këtë pikë se 160 mijë euro ishin më pak se shpenzimet e kryera në lokal dhe se nuk mbulonin as kredinë nga banka, u refuzuan nga KPK si të pabaza dhe me mungesë dokumentacioni.

Pozicioni i Hajdarit u rëndua, pasi sipas vendimit, ajo dhe i biri nuk kishin deklaruar në vitet 2007, 2008 dhe më tutje shpenzimet e kryera në lokal dhe se objekti i kredisë ishte për rinovim banese dhe jo për lokalin.

Pasi kishte rrëzuar këtë shumë prej 160 mijë eurosh si të paligjshme, Komisioni rrëzoi edhe pretendimet se dy biznesmenë – miq të bashkëshortit të ndjerë ishin ofruar të ndihmonin familjen me klering dhe duke ndarë pjesët në ndërtimin e një pallati pa leje në vitin 2014.

Komisioni tha se për një nga bashkëpunëtorët nuk provohej marrja e kleringut dhe se nuk kishte asnjë faturë tatimore për këtë proces. Ndërkohë, në rastin e dytë u vu në dukje se bashkëaksioneri në ndërtimin e 50 për qind të godinës nuk kishte të ardhura për të justifikuar investimin.

Vetëm këto dy veprime e rënduan ndjeshëm bilancin financiar të gjyqtares, që sipas analizës së Komisionit justifikonte me burime të ligjshme 55 milionë lekë të ardhura në vitet 2003-2016, por kishte kryer 118 milionë lekë shpenzime, kishte 24 milionë lekë detyrime dhe një bilanc negativ prej 80.8 milionë lekësh.

Ngjashmërisht Hajdarit iu cilësuan si shkarkuese një sërë transaksionesh përfshi marrje kredie, të cilat ishin deklaruar pasaktësisht apo në mënyrë të pjesshme. KPK gjeti marrëveshje fiktive për përfitim kredie, deklarim çmimesh më të ulëta, shmangie nga detyrimet fiskale dhe një sërë veprimesh të kësaj natyre.

Disa prej pasurive, përfshi dy transferime aksionesh nga persona të tretë tek i biri nuk ishin deklaruar, ndërsa të tjera veprime u konsideruan nga Komisioni si përpjekje për fshehje të pasurisë. “Subjekti i rivlerësimit është përpjekur të fshehë dhe ka paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, zotërim dhe përdorim të tij”, thuhet në arsyetimin e KPK.

Fshehja e revokimit të vizës

Fatmira Hajdari u rivlerësua vetëm në dy kritere dhe sipas KPK, nuk kishte deklaruar revokimin e vizës amerikane në formularin e pastërtisë së figurës. Nga sa del në vendimin e zbardhur, Hajdari ishte telefonuar nga zyra konsullore e ambasadës së SHBA në Tiranë më 26 janar 2016 dhe ishte njoftuar se i ishte revokuar viza.

Më 27 janar 2016, Hajdari dorëzoi formularin e vetëdeklarimit në të cilin ky fakt nuk përmendej. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar që duhej të vërtetonte nëse deklarimi ishte i saktë, e gjeti atë fillimisht të tillë. Ajo i dërgoi një raport KPK-së, në të cilin Hajdari konsiderohej e përshtatshme.

KPK mori informacion për vizën dhe kërkoi rishikim të raportit. DSIK pas riverifikimit doli me një raport të dytë që rrëzonte të parin dhe vendosi se deklarimin nuk ishte i saktë.

Hajdari mohoi të kishte pasur dijeni për revokimin në momentin e dorëzimit të formularit. Ajo pretendoi se nga konsullata i ishte thënë vetëm që duhej të dorëzonte pasaportën dhe se vetëm kur e kishte marrë atë mbrapsh, kishte mësuar për revokimin. Ajo pretendoi se kishte kërkuar informacion nga ambasada për kohën e refuzimit, por në vendim nuk thuhet nëse ka marrë përgjigje.

Duke iu referuar “institucioneve kompetente”, KPK vë në dukje se konsullata ka njoftuar revokimin me telefon dhe se Hajdari e dinte që viza i ishte revokuar.

Përveç kësaj, Hajdarit iu vu në dukje se ndërtimi pa leje në vitin 2014 i një pallati në zonën e “Vilave Gjermane” në kryeqytet ishte vepër penale. KPK thotë se Hajdari dhe familja kishin përdorur për ndërtimin një pjesë toke, që nuk kishte qenë në zotërim të tyre.

Hajdari pretendoi se toka kishte qenë gjithmonë në përdorim të tyre dhe e kishin konsideruar si të tillë. Por ajo aplikoi për të marrë pronësinë, vetëm pas ndërtimit dhe kërkesës për legalizim.

“Arsyeja e mospasjes së një lejeje ndërtimi është fakti i mospasjes pronësi mbi të gjithë parcelën ndërtimore, ndonëse në përdorim të tyre prej shumë vitesh,” citohet Hajdari nga KPK.  Sipas Komisionit, ajo pretendoi se nxitja për ndërtimin kishte ardhur nga djali dhe fajësoi legjislacionin që i kishte hapur “rrugën si për dënimin e atyre që ndërtonin pa leje, edhe për legalizimin e atyre që ndërtonin pa leje”.

Komisioni në këtë pikë arsyeton se ndërtimi ishte pas miratimit të ligjit për legalizimet në vitin 2013, i cili e konsideron vepër penale ndërtimin pa leje dhe zënien e tokës. Komisioni shprehet se në këtë pikë, Hajdari ka shkelur ligjin.

Në një arsyetim më të gjerë mbi këtë rast, KPK thotë se veprimet e paligjshme të gjyqtares kishin cënuar besimin e publikut te drejtësia.

“Parimet e Bangalores për Sjelljen Gjyqësore, e të tjera akte ndërkombëtare, si dhe e jurisprudencës së GjEDNj-së, të cilat theksojnë se shkelja e ligjit nga një gjyqtar, jo vetëm dëmton reputacionin e funksionit si gjyqtar, por inkurajon mosrespektimin e ligjit dhe cenon besimin e publikut në integritetin e vetë gjyqësorit,” thuhet në vendim.

24 komente në “VENDIMI: KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati”

  1. qytetar says:

    Sa Hajdra kane ndertuar Pallate te paligjshme ne Shqiperi !!!!!! Me mijra .
    E ku qendron problemi ketu !!!!!!!!!!!?????????????

    1. dixhital says:

      Po ata Kane qene qytetare or qytetar, jo njerez te paguar me paret e taksave te qytetareve per te vleresuar (me burgim ne shume raste) zbatimin e ligjit nga qytetaret. Apo sipas teje, or pdqytetar, keta Hajd(a)ra nuk e paskeshin njohur ligjin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!?????????????????????????????????

    2. dixhital says:

      Po ata Kane qene qytetare or qytetar, jo njerez te paguar me paret e taksave te qytetareve per te vleresuar (me burgim ne shume raste) zbatimin e ligjit nga qytetaret. Apo sipas teje, or pdqytetar, keta Hajd(a)ra nuk e paskeshin njohur ligjin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!????????????????????????????????

    3. dixhital says:

      Po ata kane qene qytetare te zakonshem dhe kane bere nje shtepi jo pallat, or qytetar, jo njerez te paguar me paret e taksave te qytetareve per te vleresuar (me burgim ne shume raste) zbatimin e ligjit nga qytetaret. Apo sipas teje, or pdqytetar, keta Hajd(a)ra nuk e paskeshin njohur ligjin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!????????????????????????????????

    4. HajdarHajdari says:

      Se ata tjertë e kan Hajdarin përpara e kjo eshte me Hajdar përmrapa. ??

  2. Virusi says:

    Familje hajdutesh, perfituan nga te qenit ne politike dhe ne drejtesi. Kjo nuk eshte as femer, as gjyqtare, shkel ligjin, vjedh pronen e tjetrit dhe genjen kur i kerkohen spjegime. Jo vetem kjo, gjithe familj e saj eshte perfshire ne kete mega korrupsion. Keto publiku i di me kohe. Nuk i beson me kush. Te zhduken nga politika dhe nga skena publike.

  3. ⚖️??????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️

  4. Molla e dijes says:

    Problemi qëndron se janë shtuar “hajdarët” hajdutë gjithandej dhe hiqen si të ndershëm. Dhe nuk i fut njeri në burg se janë të gjithë të korruptuar. Vidh një bukë dhe futesh në burg. Vidh një shtet të tërë dhe bëhesh mbret!

  5. Hajdaret jane shpresa jone says:

    Po e bija i di keto?

    1. Gimi says:

      Besoj se po. Me ç’të ardhura iku ajo ne ?? per studime?Nuk i mbaronte këtej si shumë vajza e djem ?
      RH mund te ketë merita, talent politiek, mund edhe të jetë më e aftë se i ati apo e ëma, por më parë duhet t’i shpjegojë publikut se familja e saj ka vjedhur e përfituar nga sistemi. Se e ëma është njê grabitçare dhe se ka cënuar sistemin gjyqësor.

  6. ceni says:

    Ne burg kurven katunare, ne burg!

    1. vjeshta says:

      Ceni, t’a shkërdheshin motrën katundarët!
      Apo t’a kanë shkërdhy?

  7. ts says:

    Problemi or cudi naive, esht se ky surrat esht gjyqtare ,e shyqyr qe spaske ra ne dor te saj qe te kerkoje drejtesi e ta shifshe ti “ku qendron problemi” !!! Nga kujton ti se kan dal gjith kto pare , te deklarume e te padeklarume ! Familje hajdutesh,gangsteresh te pabes , qe per paret shesin kedo e notojn ne lluksin qe i ben karshillek varfanjakeve shqiptar ,qe hikin nga syt kembet , se kta e shum si kta ju a ben haram Atdheun ! Vet po e thu qe jan me mijra !!!????
    E sipas teje le ti gezojn trofet kta plehra ,e byth e plasur viktimat …

  8. qytetar says:

    Shqipetise pas vitit 1992 o ra virudi HAJDAR
    Fale Pacientit Zero me te njejtin emer i cili jo vete
    nuk u izolua por u shpall Hero.

  9. H says:

    Kjo rracë bastarde zbriti nga shpella, zaptoi, vodhi dhe shkatërroi shtetin dhe na hiqen si fisnikë të leshit të pacurrit. Dhe thonë se janë “nga Tirana “. U zhduktë Tiranë -zeza.

  10. Presheva says:

    Z. Fytyrë botoxi.
    Kurse e bija deputete u shet mënd njerëzve.
    Hajde malokë hajde, edhe malokë edhe botoxë ptuuu pjellë e poshtër.
    Pse i jepni dritare mediatike ktyre mediokërve, lëreni ti pëlcasë fytyra duke parë veten n’pasqyrë, kjo edhe botoxit i ulë vlerën.
    Hajdarë hesapi ……

  11. Qinani says:

    Edhe e bija nji “HAJKARE E DEMOKRACIS” esht.

  12. Love Laberi says:

    Eshte gruaja e “deshmorit te Atdheut” i takon me kanun…

  13. Na mbyten hajdaret...hajdutet says:

    OMG…dhe e bija del si deputete idelaiste ..hajdutet

    1. Leli says:

      E bija e Hajdares dhe Hajdarit erdhi per te shpetuar pasurine e Hajdares dhe Hjadarit vella!Mendoi se me te zbritur ne token ame do te pritej si perfaqesuese e denje e ketij populli sepse i kishin thane qi Hajdari i madh ishte ba deshmor e familja e hajdareve kishte imunitet ku mund ta vidhte,vriste e shiste Shqiperine sepse kishte dhane gjak per ta!
      Ndaj edhe Hajdarja e vohgel erdhi urgjentisht per te shpetue “pasunin e Hajdareve”,por kane harrue se populli ka kujtese e kan me idhane te gjitha nji per nji,sepse shumica e banoreve te Tiranes mbeten pa strehe per me rrembye shpellaret Pallate,institucione,prona shtetnore deri aty sa malokja Monike beri dhe nevojtore per macen e saj!
      Ja perse i duhet edhe nje mandat Edi Rames ,qi ta çoje deri ne fund misionin e tij duke u konfiskuar te gjitha pasurite ketyre monstrave qe sot u eshte mbushur mendja se Shqiperia ashte prone e tyne private !

  14. Martin says:

    Familje hajdutesh… te bijen e genien mendja dhe ben si e ndershme.. rrac e flliqur

  15. Sasame says:

    Neqoftese kjo Hajdute nuk futet ne burg reforma ne drejtesi eshte nje mashtrim i madh per popullin shqipetar .Futen ne burg njerez qe meren me droge, qe nga pikpamja rrezikeshmeris nuk eshte me e larte se vjedhja qe bene kjo rrobaqepsja e Dragostunjes dhe akoma lihet e lire.POPULLI eshte i merzitur nga keto mostra qe kane dale nga fabrika e plepave qe prodhoji vetem hajdute per 6muaj.Ky eshte krimi me i madh qe i eshte bere ketij vendi, sepse 6mujoret e 4vjecaret e momizmit dhe ata te universiteteve private formuan nje ansambel harmonik qe po japincfaqeje dinjitoze ne sallat e gjyqeve.Turp,turp,turp.Duhet te zhduket kjo fare e degeneruar e te vine njerez qe jane shkolluar ne SH.BA. e ne vendet perendimore.Vetem tek keta populli ka besim se do ndertojne drejtesine e deshiruar.Drejtesia e soteme eshte e deshtuar.

  16. dritani says:

    Mua si qytetar me intereson qe cdo punonjes drejtesie te jete i pastert. Ne rastin konkret-te shporret nje minute e me pare nga sistemi. Se dyti, nynit te keembes, te gjitha pasurite e paluajtshme te pajustifikuara t’i sekuestrohen e ti kthehen popullit. Te kontrollohen depozitat bankare. Te hollat e pajustifikuara, brenda dhe jashte shtetit, ti kalojne azileve te pleqve dhe kopshteve te femijeve.

  17. vjeshta says:

    Ceni, t’a shkërdheshin motrën katundarët!
    Apo t’a kanë shkërdhy?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje