Aksidenti masiv në Krujë, policia jep detaje: U përplas Audi me Benz-in dhe Pezho-në. Si është gjendja e 6 vajzave të plagosura

21 Gusht 2020, 08:24Kronika TEMA

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur pas mesnate në Krujë, ku janë përfshirë në aksident 3 makina, e si pasojë janë plagosur 6 vajza.

Vajzat e plagosura nga aksidenti u dërguan në spital dhe pasi morën ndihmë mjekësore janë nisur për  në shtëpi.

“Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe  me  mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar  drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe,  të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje