Policia e Kosovës gjatë natës ka arrestuar 2 gra dhe një burrë nga Shqipëria. Mësohet se personat janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-covid.
Gjatë arrestimit,burri pa maskë ka bërë rezistencë ndaj policisë. Në këtë moment ka nisur edhe një përleshje, ku kanë marrë pjesë edhe gratë.
Tre personat nga Shqipëria janë shoqëruar për në komisariat dhe njëkohësisht kanë marrë edhe trajtim mjekësor. Të lënduar kanë ngelur edhe 2 punonjës policie.
“Sonte, më 20.08.2020, rreth orës 22:45, një patrullë policore derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën ‘Dardania’ në F.Kosovë, në zbatim të masave për parandalim të përhapjes së pandemisë, ka ndaluar një qytetar i cili nuk ishte duke zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë.
I njëjti ka qenë pa maskë dhe ka refuzuar, penguar dhe ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Në rast kanë ndërhyrë edhe dy femra.
Policia ka shoqëruar në stacion policor tre persona (një mashkull e dy femra, shtetas të Shqipërisë).
Dy zyrtarët policorë dhe tre personat e tjerë, kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar edhe në këto çaste në polici”,thuhet nga policia e Kosovës.
Meqe ra fjala kush esht tretmaja o gazetari bythes qe nuk di SHQIP.