Detaje nga mbytja e 17 vjeçares pas xhiros me skaf në Velipojë, i riu që e shoqëronte rezulton i martuar në Angli

21 Gusht 2020, 09:39Kronika TEMA

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë  e ndodhur në Velipojë, ku u gjet e pajetë 17-vjeçarja Enisa Doda, pasi kishte dalë për një xhiro me skaf me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i cili më pas është arrestuar nga policia.

Indrit Bajraktari, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez, thotë abcnews.al.

Misteri i kësaj ngjarje tragjike po thellohet edhe më tej, pasi nga autopsia rezultoi se vajza kishte shenja dhune por ende është e paqartë se nga se janë shkaktuar.

Sipas policisë Bajraktari doli nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit, ku më pas dhe gënjeu duke thënë se 17 vjeçaren e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

Gjatë xhiros me skaf vajza nuk e kishte jelekun dhe nuk dinte të notonte.

Bajraktari ka deklaruar në polici se vajza ka rrëshkitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det.

3 komente në “Detaje nga mbytja e 17 vjeçares pas xhiros me skaf në Velipojë, i riu që e shoqëronte rezulton i martuar në Angli”

  1. Santa Quaranta says:

    Po motori ku eshte?!!

    1. vang says:

      sikur ta dija qe ishte i martuar.

  2. Nick says:

    Vajza qendroni large djemave shqiptar ne se e doni jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje