VIDEO/ Shkuan për të ndaluar dasmën por nisën të kërcenin me pistoletë në brez, pezullohen 4 policët në Shkodër

21 Gusht 2020, 15:21Kronika TEMA
VIDEO/ Shkuan për të ndaluar dasmën por nisën të

Pas transmetimit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku u pa se në këtë aktivitet u shfaqën madje edhe disa punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra.

Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.

12 komente në “VIDEO/ Shkuan për të ndaluar dasmën por nisën të kërcenin me pistoletë në brez, pezullohen 4 policët në Shkodër”

  1. Kjo eshte e PA DREJTE TURP T’JU VIJ!!! says:

    Haha haha ,po ata te cilet kultivojn droge pse nuk i bezdis kush fare,keta asgje s’kane bere te rrezikshme,ndoshta jane miq me familjaret..u

  2. Emigrante says:

    Pash zotin mos i shkarkoni te shkretet se Dikan te kercejne .plus qe maskerat i Kane vene,larg jane.jam gati me kercy une kur shof visione jo ato qe Jane live

  3. Qifto Qinani says:

    Hee…
    Na kujtun ata policat e Portokallis,tamam.
    Sidimos ai i gjati.

  4. Na myten says:

    Jemi mrena logjikes se asaj Besës se dhime

  5. Hajde karna hajde !
    ALBANISTAN !

  6. Qinani says:

    Kta polica duhen gradu shefa reni.

  7. Tuk Tuk says:

    Pune malokesh ,gjelle Derrash..

  8. Doda says:

    Mos i boni gjo te shkreteve. Kane marre pjese ne gezim.

  9. Baliu says:

    Kjo ma kujton skeqin: Asnje kenge dhe asnje valle, vetem pune!
    https://www.youtube.com/watch?v=7llehe_I3UA

  10. edhe pollicat njerez jan ,
    edhe ata gzojn kur martohet tjetri
    lerni te shkretet ta bajn pak qejfin ,s’bahet qameti
    edhe ata i te tana ,
    duen me e lag ate te shkret me oj got birr ose raki
    edhe pollici shqipcar i don fortj kofsht thelat e roses pules apo qinjit ,
    ajt me trashegime Qiftit t’lumtun ,
    lageni tann naten urun pollicat ne hikje dhe nji Barrakoc Trafikant
    e t’ju bahet ma i forti shkadres edhe me tej Deputet
    dhe iken te shkretet ?

  11. portokalli says:

    jepi nje paralajmerim dhe kaq! se. uk kane qi nusen ne grup! apo shyqyr qe dolen se duhen zevendesu me polic te there se duhen bere ca ndere me punesime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje