“As miza të mos pipëtijë”! Policia publikon masat për Tirana-Crvena Zvezda: Ja rrugët e bllokuara

24 Gusht 2020, 15:52Kronika TEMA

Policia në këmbë për Tirana-Crvena Zvezda. Rrethimi i stadiumit, si zakonisht, është vetëm një nga masat e marra, ndërkohë që këtë herë rrugët nuk do të jenë të bllokuara vetëm për automjetet.

As këmbësorët nuk do të lejohet të lëvizin në segmentet rrugore të përcaktuara nga Policia e Shtetit.

Në njoftimin e bërë bëhet thirrje që të mos ketë grumbullim të tifozëve, si dhe për zbatimin e protokollit të sigurisë nga ana e organizatorëve të ndeshjeve.

Njoftimi:

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Crvena Zvezda (Beogradit), e vlefshme për kualifikimin për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, që do zhvillohet më datë 25.08.2020, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja Tirana – Crvena Zvezda (Beogradit) do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të merren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19. Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se:

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe lëvizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

5 komente në ““As miza të mos pipëtijë”! Policia publikon masat për Tirana-Crvena Zvezda: Ja rrugët e bllokuara”

  1. Miremengjes says:

    Mjaft me ket show se nuk i rruhet askujt per gabelet serve.

    Shqiptaret nuk jane rrace kurvash si servet qe te qajne diten dhe komplotojne naten.

    Shqiptaret nuk prekin 21 lojtare.

    Plot serve jane rrahur nga Shqiptaret ne Perendim, sepse Shqiptaret i bejne gjerat perballe dhe nuk jane fare dhe produkt perdhunimesh sic jane servet.

  2. Piro says:

    Serbet te vine, te luajne e te ikin si gjithe ekipet e tjera. Ata kote alarmohen se ketu nuk ka pasur e nuk do kete kurre hakmarrje, vecanrisht ndaj lojtarve. Ata jane djem te rinj qe vine per sport dhe s’ka arsye te prishet nje shfaqje e tille. Sportet sherbejne per afrim popujdh e jo acarim marredheniesh.

  3. Ton says:

    Shku ore langaraq..dic po thua

  4. truku i strukur says:

    Tirana nuk ka presion – e ka koeficenti 6
    ka shumë gjasa të fitojë edhe me 2/1
    vetëm futboll (të pastër) nuk ka

  5. Kuq e zi says:

    Spo na thoni se pse ekipi serb eshte shoqeruar nga forcat speciale serbe?
    Tre here kam shkruar per kete ndodhi qe qeveria e mban te fshehur dhe z.mere nuk publikon konentin?
    Cduan forcat speciale serbe ne shqiperi me cilen marrveshje vijne dhe pse eshte pranuar nje marrveshje e tille
    Ajo trupe ushtarake eshte ajo qe rrethoje familjen jashari si eshte e mundur qe qeveria jone nuk garanton dot nje ekip futbolli perdryshe skishte pse ardhja e tyre ne tirane
    Turp per qeverine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje