David Silva pozitiv në COVID-19

1 Shtator 2020, 11:27Sport TEMA

Futbollisti spanjoll, David Silva i cili sapo u transferua në klubin e La Liga-s, Real Sociedad, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën e klubit thuhet se futbollisti 34-vjeçar, testi i të cilit rezultoi pozitiv nuk ka simptoma dhe se është karantinuar në shtëpi.

Pasi kontrata e tij përfundoi me Manchester City-n, ku luajti me vite, Silva muajin e kaluar kaloi në Real Sociedad.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje