Nga Frrok Çupi
Të paktën të kishin mësuar nga Santiago, plaku i përbotshëm i detit, që edhe pse në fantazi të Hemingueit nuk ia doli të sfidojë detin në luftën e tij 84 ditore në fund të jetës. Të gjithë i janë drejtuar detit për të marrë lavdi ose pushtet, por të gjitha luftërat me detin kanë dështuar. Qeveria shqiptare në vitin 2009 i hyri detit me këmbë dhe fillimisht siguroi një fitore të madhe, siç bën deti me viktimat që i tërheq e pastaj i mbyt. Qeveria fitoi pushtet, fitoi autokraci mbi popullin, lidhi Greqinë pas vetes ose Greqia e lidhi në interesa (nuk ka rëndësi); por… marrëveshja e detit u nënshkrua mes qeverisë së Tiranës dhe qeverisë së Athinës.
Vetë deti ishte ai që e hëngri fitoren e qeverisë së vitit 2009 e cila u bë ‘nul’ në Gjykatën Kushtetuese të vitit 2010.
Qeveria aktuale shqiptare, e cila për shkak të marrëveshjes së vdekur, ndodhet në ujërat e trazuara të një marrëveshjeje të imponuar me Greqinë, nëse do të mendojë se beteja me detin fitohet lehtë, atëherë ‘Poseidoni’ i fatit të kombit shqiptar do ta gjuajë me rrufe dhe marrëveshja do të vdesë. E di pse e them ‘fati i kombit shqiptar’?, jo për eufori patriotike, por për të vërtetën e kripur të detit: Marrëveshja detare me Greqinë është nënshkruar që në vitin 1925; janë bërë dhjetëra përpjekje për t’ i zhvatur territore kombit tonë…, por aq, nuk mundet më. Përpjekja e fundit për të grabitur territore të kombit u bë në vitin 2009 nga vetë qeveria shqiptare, por dështoi si Santiago.
Deti duket sikur i ka ndezur luftërat, por në fakt i ka larë.
Tani po lahet lufta e fundit mes Turqisë e Greqisë.
Po të mos ishte kjo, ne do të ishim duke u marrë akoma me ndonjë idiotësi tjetër politike. Por Greqia sapo ka dalë nga kriza e rëndë financiare, qeveria e Mitsotakis ka lindur e korruptuar dhe i duhet një luftë. Turqia duket si delja e zezë për evropianët dhe mendohet se tani mund të zihet ngushtë; aferat me Sirinë e kanë lodhur; sulmi mbi Shën Sofinë ka ndezur patriotizmin e grekëve, etj.,etj. Por para se të nisen fregatat drejt brigjeve të Turqisë, Greqia ka zgjedhur të hapet këtej nga ujërat tona detare, meqë ‘ne shqiptarët folklorikë në politikë dhe të dobët’ si në vitin 2009, do t’ i themi ‘ja çinia, ja koka’.
Prej shumë vitesh mes Greqisë e Turqisë ka tension ‘këndezësh’, që askush nuk e ka kuptuar pse-në. Veçse grekët sa herë zhyten në jetë luksozë, tremben se ‘këta tanët nuk luftojnë nga dhjami, turqit na mundin se nuk kanë çfarë humbin’. Në këtë moment është ndezur edhe gjaku ‘sulltanik’ i turqve që kanë sjellë në kujtesë se Greqinë e urrejnë që nga dita kur shpalli pavarësinë në vitin 1821. Aleati i Erdogan deklaroi dje se ‘Greqia është bërë një tumor malinj që shqetëson turqit. Ky tumor ose do te shërohet (a është e mundur), ose do të çrrënjoset dhe hidhet poshtë’, tha ai.
Deti është vetëm preteksti për të mbyllur epokën.
Lahet lufta e Dytë Botërore.
Mbi gjithë Evropën kaluan stuhitë e asaj lufte të egër; bënë ç’bënë, por hapësirat detare të kombit tonë nuk pësuan thyerje. Në vitin 1936 ishte bërë ndarja më e fundit, ku Greqia kishte marrë aq sa donte, 10 milje. Madje edhe pse fuqitë e mëdha e kufizuan në 6 milje, Greqia vazhdoi të njohë 10. Që atëherë, përveç bisedimeve në korridoret e kancelarive, nuk ka pasur debate nervoze mbi temën e deteve.
Edhe ngjarja tragjike e vitit 1946 në kanalin e Korfuzit, ku Tirana komuniste u akuzua dhe u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare pse kishte vendosur mina ku u vranë 44 marinarë anglez, duket sikur është larë me këtë rast. Ka një alibi të çuditshme: Atëherë vetë qeveria greke kundërshtoi dhe tha se nuk kishte posedim në ato ujëra, të cilat sot na dalin se i përkasin Greqisë. Ka vdekur edhe Casus Belli, faktikisht.
Me detin, qeveria shqiptare lau mëkatet ndaj Greqisë.
Kaq e thjeshtë është ajo vepra tradhtare që e quajnë ‘shitje e trojeve dhe e detit’. Po të ngjitesh lart në pushtet, sidomos në shoqëritë e dobëta, mund t’i shesësh tjetrit edhe magjen e bukës, se të hipën marrëzia në kokë. Qeveria e vitit 2009 iu dorëzua qeverisë së Greqisë në shenjë pardoni për krimin e kryer në vitin 1992 dhe që u quajt masakra e Peshkëpisë. Një komando esktremistësh grekë sulmuan postën shqiptare të Peshkëpisë dhe vranë dy ushtarakë. Qeveria shqiptare, në shenjë hakmarrjeje, burgosi katër liderët kryesorë të Omonias. Konflikti mes dy shteteve u ndez aq sa CIA kishte shkruar se ‘po fillonte konflikti ndërballkanik’. Pastaj po kjo qeveri, në trazirat e vitit 1997, që u quajt edhe luftë civile, akuzoi Greqinë se kishte nxitur dhe organizuar gjithë rebelimin në jug të vendit… Me rastin e detit, qeveria e Partisë Demokratike i kërkoi dorën e pajtimit Greqisë, me një dhuratë ‘të vogël’ ndër duar- rreth 354 kilometra katror hapësirë detare plus pasuritë.
Djalli të sjell në pushtet
Djalli është tradhtia ndaj interesave të kombit. Një politikë e dobët e mirëpret pushtetin nga çfarëdo ‘Djall’ që të vijë. Me rastin e marrëveshjes së detit në vitin 2009, u kuptua gjithë makinacioni i ndërrimit të pushtetit në vitin 2005. Deri më sot ka mbetur si hije ajo që ndodhi në qershor 2005: Fatos Nano- socialist, i dorëzoi pushtetin Berishës- demokrat, qetë- qetë, edhe pse kishte fituar shumicë socialiste. Socialistët e Metës e morën mesazhin e ‘detit’ dhe u radhitën në ‘qeverinë e duhur’… Askush nuk e besonte se kjo mund të ndodhte akoma pa u shëruar plagët e luftërave të vitit 1997-98. Por ndodhi. ‘George Tenet kërcënoi Nanon që të lërë pushtetin’. Kjo është legjenda, që me sa duket qartësohet tani. Zoti Tenet ishte drejtor i CIA dhe me origjinë nga minoriteti grek në Shqipëri… Që ditën kur PD mori pushtetin nuk u përmend më as armiku i deriatëhershëm, greko- amerikani Nikolas Gage, që kishte lobuar për detin. Marrëveshja e detit e vitit 2009 nisi me garancitë për të ardhur në pushtet: Më jep pushtetin, të jap detin, varret e ushtarëve, pjesëmarrje në qeveri, heshtje para të drejtës së individit’. Ja, kjo! Akoma sot e përditë këta na vërtisin në sy rrezikun se ‘pushteti varet nga marrëveshja me të tjerët’. Partia Demokratike akuzon rivalin se ‘po shet detin për pushtet’, gjë që e ka provuar vetë. Maxhoranca duket se do të vihet nën presion që ta nënshkruajë marrëveshjen brenda ditësh. Për herë të parë në historinë e deteve, marrëveshja e viti 2009 u nënshkrua si marrëveshja për ‘gjelat e Baldushkut’, brenda vetëm një viti. Asnjë pazar nuk mbyllet pa marrë dielli, e jo më lufta e detit. Marrëveshja me Italinë na ka zgjatur 9 vjet; marrëveshja Rumani- Ukrainë ka zgjatur 6 vjet; marrëveshja e Amerikës me Meksikën rreth 120 vjet…
… Këtu i lan deti krimet ndaj kombit.
Kemi tre brigje Deti:
Breg Deti te Tokes kontinentale, qe perfiton deri ne 12 milje hapesire ujore.
Breg Deti te ishullit te banuar, qe perfiton deri ne 6 milje hapesire ujore.
Breg Deti te ishullit te pabanuar, qe nuk perfiton hapesire ujore. E kane zero.
Bazar sa me siper;
Konventa nderkombetare ja lejon Greqise ta shtyje kufirin detar me Shqiperine 12 milje, ne ato zona ku distanca ndemjet bregut te Detit te Tokes kontinentale greke dhe bregut te Detit te Tokes kontinentale shqiptare eshte e barabarte ose me e madhe se 24 milje.
Kurse:
Ne ato zona ku ne anen shqiptare eshte bregu i Detit te Tokes kontinentale Shqiptare dhe ne anen greke eshte bregu i Detit te nje ishulli, nuk zbatohet ndarja ne raporte te barabarta.
Psh distanca nga bregu i Detit te Tokes kontinentale Shqiptare deri ne bregun e Detit te ishullit te Greqise eshte 21 milje, atehere Shqiperia zmadhohet me 12 milje Dete, e ndersa Greqia zmadhohet me 6 milje Dete.
Pasi brigjet detare te ishujve perfitojne pothuajse 50% Dete me pak se brigjet detare te Tokes kontinentale.
Pra:
Brigjet e Detit te Tokes kontinentale perfitojne deri ne 12 milje hapesira ujore.
Brigjet e Detit te ishujve te banuar perfitojne deri ne 6 milje hapesira ujore.
Kjo tregon se;
Atje ku Greqia na prezantohet me breg Deti te nje ishulli te banuar, e jo me breg Deti te Tokes kontinentale, nuk ka te drejte te zmadhohet me shume se 6 milje.
Kurse ishujt e pabanuar, nuk kane te drejte hapesire ujore. E kane zero.
Te njejtat probleme Greqia ka dhe me Turqine, pasi Greqia pretendon per ishujt sikur te ish breg Toke kontinenti. E Turqia kete me te drejte nuk e pranon.
Perfundimish pra kemi tre brigje Deti:
Breg Deti te Tokes kontinentale, qe perfiton deri ne 12 milje hapesire ujore.
Breg Deti te ishullit te banuar, qe perfiton deri ne 6 milje hapesire ujor.
Breg Deti te ishullit te pabanuar, qe nuk perfiton hapesire ujore. E kane zero.
Te gjitha hilete dhe maskaralleqet, ketu perdridhen.
Qarte e keni shkrojtur!!!!!
Frroku di cfare shkruan! Eshte shume i sakte! Nuk kam patur apo kam respekt per Frrok Cupin per disa arsye! Por “jepi Cesarit ate qe i takon atij,Cesarit”! Eshte nje gazetar mendje mprehte, koncis dhe dinak! Ka kaluar sa ne nje dore ne tjetren! Por Frroku ka te drejte per ato qe shkruan! Shqiptari gjithmone eshte mbeshtetur tek me i forti! ” Me mire nje mik se nje ciflig” thoshin te mocmit tane! Por Frroku di me shume se sa thote! Ka qene keshilltari privat i Saliut!
Graqia duhet nxjerre jasht Bashkimit Europian.
Shkrim.pa asnje kriter logjik perveç antiberishizmit te vone te Frrokut. E ka nisur pa kuptim qe ne krye me fjaline e pare dhe e ka vijuar edhe me beterr.
Kur GREQIA tenton te marri me hile 12 mile nga TURQIA, SHQIPERINE ATA NUK E KANE GJE FARE. PRANDAJ PREGATITUNI, QE GREQIA DO TI MARRI ME HILERA. DHE TIRANA NUK SHKREP ASNJE FISHEK. ??
O kozmo. 12 milje greqise ia njeh e drejta nderkombetare. E s i merr nga ne. Dhe nuk i kerkon nga ne. Mua s me pelqejne greket. Po me pelqejne ca me pak shqiptaret qe marrin yrysh kot e flasin nga maja e thanes. Mire apo keq greku eshte kuzhineta mes nesh dhe turqise. Apo kujton zoterote se turqit na e duan te miren me shume se te tjeret! E per hatrin tend do ndalojne islamizimin e metejshem te shoqerise shqiptare!
Lini te funksionojne ligjet e njohura boterisht e mos ia vrerosni jeten vetes kot.
Po akoma me 0ak se turqit dhe greket me pelqen Frroku, i cili ha aty ku leh. Dhe eshte aq pa katakter saqe pranon te ulet e te perulet e te gjunjezohet duje shkruajtur prape ke gazeta tema, gazete qe e ka akuzuar boterisht duke d cikesuar spiun te sigurimit. Bej nje kerkim on line per ferlimet qd kane pas andej para 8-10 vjetesh.
Une e ndjek rregullisht shtypin dhe kam kujtese te mire. E te jesh i binfur se po perpiqem te gjykoj shtruar. Me terezi.
Po Frroku edhe kur shkruan mire e ka gabim. E jo me sot qe ka filluar me broçkullaqe ne frazen e pare. Lexoje serish dhe do te te tingelloje gjysmake. Nis nje mendim e s e shtjellon.
Nuk ka editorial serioz apo analize ne bote qe te filloje me “te pakten …”. Plus qe fjalia nuk ka kuptim. Per te tjerat te uroj shendet. Se ne kete periudhe te veshtire kemi nevoje per te, ne radhe te pare. E per mendje te ftohte me pas.
Ku ka minoritet grek ne Shqiperi ca po thua. Ka vetem ca argate qe punonin tokat e Shqiptareve dhe kaq.
As jane as minoritet as komunitet s’jane asgje.
Frrok Cupi bythelepires par exellance. Deti u shit dhe u permbarua me thenien e Rames qe Greqia ushtron te drejten e saj per zgjerimin 12 milje. Lerini pordhet jo marreveshje nuk ka akoma jo lesh. Tani “negociohet” nga Vlora e larte. Mbetet edhe Mali i zi te dale deri ne Lezhe.
Ja ke fut kot – berisha i dha detin greqise kur bakojanis vendosi grossruck si koke te grupit te monitorimit te zgjedhjeve nga OSBE – kutite e perveluara te 2009. Sa per te tjerat – shqipfolesve si ty ua perdhunoi turku me fis pragun, dhe perseri rreken te analizojne erdoganizmin, neo osmanizmin apo islamin politik. Problemet me Greqine zgjidhen me pak me shume dinjitet dhe mencuri politike, shpetoni njehere e mire nga ankaraja e mongoleve o derdimene. Se doli qe ka te drejte Noli – anes Perendimit te panxene, anes Perendimit te pangrene
Berisha e nxorri nga pensioni e beri drejtor Atsh dhe te Fondeve per shoqerine civile…..cdo me Frroki…? O Frroki sot skemi gjykate kushtetuese ske ku e con…kemi vetem Ramush….
Shkrim i dobet, nuk i paska pij ilacet per kthjellim Froku.
Jam krejt dakord me Hanko.
Shkrimi i sakt. I perpunuar historikisht me fakte te shumta dhe bindese.
Te tille shkrime duhen vleresuar nga politikanet sot. Nese s’di meso. Nese s’do , s’ke pse e mban ate post qe ke.
Respekte per Frok Çupin, per keto analiza me vlere kobetare.
Respekte Frrok Cupi, na mungojne shkrime te tilla.
Vlejne per te sqaruar kokeboshet dhe anti kombetaret te tipt Hanko.
I sakte, z.Cupi.