Presionet politike tek vaksina: Kompanitë përpiqen të sigurojnë publikun për sigurinë e injeksionit

6 Shtator 2020, 13:32Shëndeti TEMA

Disa kompani farmaceutike që po konkurrojnë në prodhimin e një vaksine të koronavirusit, planifikojnë të lëshojnë një deklaratë publike në javën e ardhshme, ku do të shprehin se nuk kërkojnë miratim qeveritar deri sa të sigurohen se vaksina të jetë e siguritë.

Sipas Wall Street Journal, një draft i deklaratës së përbashkët premton t’i japë prioritet sigurisë së personave të vaksinuar.  Pfizer, Johnson & Johnson dhe Moderna, pritet të marrin pjesë tek ky premtim.

Kjo vjen ndërkohë që shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit  publik kanë shprehur shqetësime se administrata e Trump po vendos presione tek rregullatorët, që të autorizojnë një vaksinë përpara zgjedhjeve më 3  Nëntor.

Wall Street Journal shton se sipas deklaratës, kompanitë do të synojnë për autorizim emergjencë vetëm nëse ka prova të sigurisë në fazën e tretë të provave klinike.

Megjithatë,  zyrtarë të administratës së barnave dhe produkteve ushqimore, si dhe këshilltari shëndetësori  qeverisë, Antony Fauci, kanë thënë së fundmi se faza e tretë e testimeve mund të përfundojë më herët nëse vaksina jep rezultate të forta.(scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje