Gjatë viteve të fundit, ka pasur shumë progres kur bëhet fjalë për reduktimin e dëmit të duhanit. Shumë qeveri dhe disa kompani në industri kanë punuar për t’u prezantuar duhanpirësve alternativa më të mira në krahasim me cigaret e djegshme.
Pandemia e duhanit është një nga çështjet me të cilat shoqëria jonë përballet prej dekadash. Në një nga panelet gjatë Forumit Global mbi Nikotinën dhe Duhanin, Derek Yach, Presidenti i Fondacionit për një botë pa duhan, diskutoi midis specialistëve të tjerë të duhanit, rreth situatës aktuale të reduktimit të dëmit dhe çfarë duhet bërë për të përshpejtuar progresin.
“Qëllimi ynë është i thjeshtë: zvogëlimi i pirjes së duhanit. Arsyeja pse po e bëjmë këtë bazohet në numrin e vdekjeve që nuk duhet të ndodhin. Rregullatorët e qeverisë duhet të kenë prioritet për të zvogëluar dëmin, sa më shpejt të jetë e mundur ”
Yach theksoi se duhanpirësit që vendosën të kalonin nga cigare të djegshme në alternativa më pak të dëmshme të duhanit arritën progresin më të madh. “Njerëzit që po bëjnë më shumë përparim janë pirësit e duhanit që po kalojnë në përdorues të produkteve me dëm të reduktuar. Shumë nga duhanpirësit po zhvendosen nga cigaret me djegie, në produkte me risk të zvogëluar, sepse ata e dinë, e ndjejnë dhe e shohin, ndërsa ne priremi shumë shpesh ta injorojmë këtë grup. Prandaj, përgjigja se kush po e kupton si duhet janë disa qeveri, pak kompani dhe natyrisht duhanpirësit që po tregojnë përparimin më të madh “.
Duke krahasuar pandeminë e duhanit me pandeminë Covid-19, Derek Yach tha “Nëse shikoni numrin e vdekjeve që ndodhin çdo ditë, dhe potencialin e produkteve që i bëjnë njerëzit të ndryshojnë, ne duhet të mendojmë se procesi i hartimit të rregullave është shumë i ngadaltë. Krahasuar me Covid-19 nuk ka asnjë ndryshim përveç kohës. Nëse marrim të njëjtën qasje si bëmë me Covid-19 dhe të pranojmë produktet që mund të shpëtojnë jetë, mund të shohim përparim në shpejtësinë e dritës”.
Yach gjithashtu insiston se është i nevojshëm përdorimi i të njëjtës qasje që qeveritë sugjeruan për Covid-19. “Ajo që kemi parë nga pandemia Covid-19 është modeli i fuqisë për të drejtuar disa nga politikat edhe pse disa nuk kanë qenë perfekte në shumë vende, është për të tërhequr vëmendjen e publikut pëmes shumë aktivizimeve. Ajo që e bën modelin e pandemisë së duhanit shumë më të mirë dhe më të lehtë është se ka projekte të vërteta për vitet e ardhshme, sepse në këtë rast kemi një përvojë shumë vjeçare në modelimin e asaj që çfarë ndodh nëse pimë duhan, ose nëse e lëmë atë në mosha të ndryshme. Ajo që duhet të bëjmë tani është publikimi i modeleve të asaj që ndodh nëse shtojmë zvogëlimin e dëmit në mënyrë thelbësore në këtë tranzicion afatgjatë”.
Siç ranë dakord të gjithë panelistët, komunikimi është shumë i rëndësishëm. Komunikimi i dëmit të nikotinës do të ishte shumë i dobishëm dhe për vetë rregullatorët. Ata duhet të jenë të sinqertë me njerëzit, në mënyrë që duhanpirësit të fillojnë të kenë besim tek qeveritë dhe masat rregullatore.