Durrës: Moti i keq pengon lundrimin në det, tragetet ndryshojnë orarin e nisjes

28 Shtator 2020, 10:22Sociale TEMA

Moti i keq dhe deti i dallgëzuar ka penguar lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur. Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë. Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje