Një trajtim i ri eksperimental thuhet se mashtron qelizat kancerogjene duke i ërë që të vetëshkatërrohen, pa përdorimin e asnjë ilaçi, duke rritur shpresat për fitoren e luftës ndaj sëmundjes që shfaqet në organe të ndryshme të trupit.
Trajtimi përfshin një copës tejet të vogël, të veshur me një aminoacid të quajtur L-fenilalaninë. Kimikati nuk prodhohet natyrshëm në trup, por në vend të tij përthithet nga mishi dhe prodhimet e qumështit që njerëzit konsumojnë.
L-fenilalanina është karrem i përsosur, pasi është një nga aminoacidet kryesore që qelizat kancerogjene kërkojnë të rriten dhe përhapen në të gjithë trupin e njeriut, duke shkaktuar sëmundjen.
Trajtimi i ri, ka rezultuar tepër i suksesshëm tek minjtë. Sekreti është nano-grimca Fenilalanina Nanoskopike Poroz Amino Acid Mimic, ose Nano-pPAAM shkurt.
Nano-pPAAM shkakton mbiprodhim të specieve reaktive të oksigjenit (ROS) i cili shkakton një efekt kaskadë brenda qelizave kancerogjene, duke i vrarë ato e duke lënë qelizat e shëndetshme përreth.
Studimi është kryer nga një grup shkencëtarësh të drejtuar nga Dalton Tay, në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor.
Metoda vret afërsisht 80 përqind të kancerit të gjirit, lëkurës dhe të stomakut te minjtë, në të njëjtin nivel me trajtimet kryesore të kimioterapisë, por pa efekte anësor.
Megjithatë, ekziston ende një seri e gjatë pengesash rregullatore para se trajtimi të jetë i disponueshëm për pacientët njerëzorë.
Po mir o trim kur thua pa ilace ,cfar ke parasysh ! Ate nano-PpAAM si e aktivizon , apo fenialamina !!! Mos do na duhet te pijm nje bidon qumesht ne dit qe te mos e pagezojm ilac ! Fjala ILAC ka kuptim te pergjithshem e nuk e gjej me vend ate shprehje “pa ilace”!!
Ato “pengesa rregullatore” jane barrierat e imponuara nga vampiret e industrise farmaceutike qe qarkullojne e fitojne miliarda euro e dollare duke shitur ilace! Sa te ekzistojne keto monstra humanoide njerezimi per fat te keq nuk do te kete kurre mundesi per akses tek barnat e lira dhe efektive!!
qenka si qe ja futi BIROJA demokracis.
“pengesat rregullatore” jane te imponuara nga shoqeria dhe jane sa barriera etike aq edhe shkencore, te cilat bejne te mundur qe ti te mos trajtohesh si kavie testuese, por si njeri me dinjitet; qe bejne te mundur qe industria farmaceutike te mbaje pergjegjesi para ligjit per cdo dem te shkaktuar tek njerezit nga ilacet e reja; qe do te thote e detyrojne Industrine farmaceutike ta mendoje mire para se te filloje testimin e nje ilaci te ri.
Cmimi i barnave varet nga kostoja e prodhimit te ketyre barna, nga ideja ne laborator deri tek testimi ne fazen IV (post-rregullatore) – rrugetim qe zgjat 10 deri ne 20 vjet dhe qe i kushton nje firme farmaceutike miliona dollare/euro. Konsideruar qe 1 ne 10 apo 15 Ilace te testuara arrijne te aprovohen nga Institucionet Rregulluese si FDA, humbjet e industrise farmaceutike ne kerkimin klinik jane shume te medha dhe diktojne pastaj cmimet e larta sidomos gjate fazes se ekzistences se patentes. Per semundje qe prekin nje perqindje shume te vogel te popullsise cmimet tentojne te jene edhe me te larta.
Informohuni perpara se te flisni. Ju ndihmon te kuptoni boten perreth jush por edhe ju kursen irritimin e panevojshem.