Ish kreu i PD-së në Kukës thirrje demokratëve: T’i përzemë nga shtëpia jonë “Republikasit”, do i japin Ramës mandatin e 3-të

29 Shtator 2020, 12:23Politika TEMA

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi u ka bërë thirrje demokratëve të zgjohen dhe t’i përzenë “Republikasit” të cilët sipas tij po përgatiten t’i japin mandatin e tretë Ramës.

Ai thekson se të jesh republikas i ri është turp, pasi sipas tij, je patericë e Edi Ramës.

“Republikasve !

– Nuk ju ben pershtypje tallja me cadren dhe marrveshja e turpshme e 17 Majit.

– Nuk ju ben pershtypje lista bastarde e bere per nje nate, me figura qesharake.

– Nuk ju ben pershtypje humbja diskretituese e zgjedhjeve te 2017.

– Nuk ju ben pershtypje zgjedhja Fals me vota te manipuluara (korrik 2017) e kryetarit te tyre.

– Nuk ju bejne pershtypje protestat tallese me demokratet pas braktisjes parlamentit (2019)

– Nuk ju ben pershtypje Betimi i rreme se nuk do kete me zgjedhje me “Edi Ramen”.

– Nuk ju ben pershtypje betimi i rreme ne “Kish te Lacit”

– Nuk ju ben pershtypje falja ne tavoline e 60 bashkive.

– Nuk ju ben pershtypje tallja artistet per teatrin. (do shkelin mbi trupat tane)

– Nuk ju ben pershtypje mashtrimi, ju kerkoj falje dhe premtoj rrejshem se deputetet do i perzgjedhni Ju demokratet. Sot perzgjedhjen e kane deformuar te konfirmim. Republikasit kane nje fytyre me Rilindasit e Rames, jeni vellezer gjaku dhe “idealesh”.

DEMOKRATE edhe pse vone duhet te zgjohemi dhe ti perzeme nga shtepia jone, perndryshe Republikasit po pergatiten ti japin mandatin e 3-te Rames dhe struktures mafioze qe ka kapur peng vendin. Te jesh republikas i ri eshte turp je paterice e Edi Rames”, shkruan Elezi.

4 komente në “Ish kreu i PD-së në Kukës thirrje demokratëve: T’i përzemë nga shtëpia jonë “Republikasit”, do i japin Ramës mandatin e 3-të”

  1. Z says:

    Nuk fiton njeri me karten e moralit ne PD! jane te gjithe dinake dhe servile te Saliut!

  2. shoku zenit says:

    Fara e keqe e PD tani ka marre permasa te frikshme
    por nje bashkim i fuqishem them
    qe bien nje nga nje ose te gjithe se bashku
    z.Elezi eshte nje ze i fuqishen ne PD
    vetem te bashkohemi

  3. Pelioni says:

    Ok .z. Elezi por çfar karte të përdorin?
    Kartën Sudja
    Kartën e zgjedhjeve të 96.
    Kartën e vitit të mbrapshtë 97.
    Kartën e grushtit të shtetit 98
    Kartën e Azem Hajdarit që e braktisën të vdekur në mes të bulevardit.
    Kartën e Gërdecit.
    Kartën e 21 janarit
    Kartën e braktisjes së parlamentit.
    Kartën e molotovëve.
    Kartën e 250 milionave të rrugës së kombit.
    Kartën e Rezart Taçit
    Kartën babale me skenar të salianjit
    Kartën Sali apo lulush që janë autorët e kartave më lart dhe i kanë duart me gjak shqiptari deri në këtë.
    Z. Elezi e vetmja rrugë është robëria e pd-së dhe braktisja e këtyre peng marrsve kriminelë.

  4. PPsh says:

    Nqs don pd qe po thu shenjestra duhet te jete saliu jo lul dordoleci
    Nqs nuk je i atij niveli je akoma me poshte se luli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje