Pandemia tashmë ka shkaktuar zyrtarisht më shumë se një milion viktima në të gjithë botën. Është kjo e dhëna tragjike e shpërndarë nga universiteti John Hopkins, një nga institutet kryesore që mbledhin të dhënat nga çdo vend i prekur nga COVID-19.
Nga janari, kur zyrtarisht filluan të qarkullonin të dhënat e para, virusit iu deshën 24 javë për të arritur 500 mijë viktimat, në 28 qershor. Kjo shifër u dyfishua sot, por në një kohë të përgjysmuar, 13 javë.
Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 205 mijë viktima, mbulon rreth 20% të vdekjeve globale, ndërkohë që shifrat e përhapjes po ngrihen gjithmonë e më shumë edhe pse janë ulur format më të rënda. Për herë të parë nga qershori i errët që përjetuan banorët, Nju Jorku ka shënuar të shtunën e kaluar 1 mijë të infektuar në një ditë.
Situata mbetet e rëndë në Meksikë, Brazil dhe Indi, ku përllogariten rreth 1 mijë të vdekur në ditë, por edhe vende që më parë nuk dukeshin problematikë, si Argjentina dhe që ditët e fundit ka një nga ritmet më të larta të infeksionit nga koronavirusi.
Në Europë, situata po njeh rritje të vazhdueshme, veçanërisht në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Francë, vende që po përgatiten, në qoftë se trendi nuk ulet, për mbyllje të tjera.
1 milion kane vdekur drejtperdrejt me COVID-19, po sa te miliona te tjere kane vdekur nga efektet anesore, psh qe nuk ka pasur vend ne spital per te semuret qe kane probleme te tjera dhe nuk kane arritur te marrin sherbimin ne kohe…. duhen shtuar dhe keta.