Për'Puthen apo Për'Leshen? Një mediokritet, që na shërbehet çdo pasdite nga TV kryesor në vend

1 Tetor 2020, 11:29Sociale TEMA

Nga Sindi Salaj

Kush? Gocat dhe djemtë e Për’Puthen.

Çfarë: Në kërkim të dashurisë, mes një zhurme të pandërprerë shastisëse.

Kur? Çdo ditë, nga e hëna në të premte, pas “Ftesë në pesë”.

Ku? Top Channel.

Si? Me ulërima.

Pse? Heshtje.

Kur u prezantua formati i dytë i Për’Puthen, kisha disa pritshmëri. Që të sqarohemi, nuk prisja që emisioni të më bënte mua dhe shumë të tjerë të rendnim me shpejtësi pas telekomandës për të ndjekur Për’Puthen, por megjithatë, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e më shumë konkurrentëve, më tepër kohë televizive dhe mbi të gjitha, përmirësim të problemeve që shfaqi sezoni i parë si eksperiencë e parë, prisja që ky sezon i dytë, në mos të më surprizonte për mirë, të paktën të mos më habiste kaq shumë, për keq.

Për’Puthen nisi gabim në koncept që në puntantën e dytë, kur u prezantuan katër djemtë e parë konkurrentë. Referuar klipeve të tyre, një prej djemve ecte me Porsche Cayenne teksa bisedonte me iPhone-n e tij 11 Pro (gentle reminder: nuk lejohet telefoni kur nget makinën), parkonte diku dhe shihte kamerën a thua se po xhirohej ndonjë film aksion turk; një tjetër ecte i qetë buzë pishinës, zhvishej dhe kamera përqëndrohej te tatuazhet teksa djali në fjalë prezantonte veten; një i tretë bëhej gati për të shkuar te taksia pasi zbret nga avioni; ndërsa djali cool nga Kosova, lëvizte nëpër Tiranë me flokët e shpupuritura. Më fjalë të tjera, klipet ishin deri diku ok, zbulonin pak ose aspak për profilin e beqarëve konkurrentë. Problemi qëndron diku tjetër.

Fill pas kësaj, në puntatat e mëvonshme, u prezantuan dhjetë djemtë e tjerë. I pari pa klip. I dyti pa klip. I treti pa klip e kështu me radhë. Pa asnjë shpegim, 10 djemtë e tjerë – të cilët u ulën tufë nëpër karriget pas poltronave të djemve të parë – hynë në studio dhe prezantuan veten për 10 sekonda e kusur me fjali të ngjashme me vjershat e kopshteve “përshëndes mamin, babin, të gjithë ata që më duan dhe i dua”. Pa dashur të bëj avokatin mbrojtës, por nuk mendoj se kishin faj se ç’mund të tregojë për veten dikush i pamësuar me kamerën?!

Ndoshta është përshtypje e gabuar, por përsa kohë mungoi një klip për djemtë e tjerë, u krijua një lloj ndarjeje, të cilën absolutisht nuk mund ta quaj sociale, por sidoqoftë më përcolli ndjesinë e një ndarjeje ekonomike. Çfarë ndikon më shumë në këtë pjesë është edhe background-i tyre: student, IT i papunë, kamarier, banakier, PR, sportist etj. Pra, të gjithë këta djem, si shumë prej nesh, të cilët në jetën e përditshme nuk vishen me Palm Angels, Gucci dhe Moncler, nuk u prezantuan si të tjerët.

Në ditët e tjera, qartazi u kuptua se nëpër poltrona ulen djemtë më protagonistë dhe që kanë patur takime me vajzat. Sidoqoftë, në bazë të cilave kritereve u vendosën katër protagonistët e parë, që në mos u prezantuan siç duhet, të paktën patën një prezantim?! Duket se u prezantuan ata që ndoshta do të bënin më shumë zhurmë, më shumë debat, më shumë Për’leshje.

Një tjetër detaj që më surprizoi (jo për mirë) është dëshira për të diskutuar në studio debate dhe konflikte që jo vetëm s’kanë ndodhur në program, por as kanë lidhje me programin. Me minuta të tëra diskutohet një sherr banal mes djemve për një gjest të papërfillshëm dhe sikur të mos mjaftonte kjo, i kushtohen 2 puntata sqarimeve të Anës me shoqen e saj, a thua se nuk ka ndonjë gjë më të hajrit për t’u diskutuar. Sigurisht që nuk i përjashtojmë debatet, ndonjëherë edhe më të zjarrta seç duhet ose seç televizioni i lejon, por gjithmonë brenda kornizave të emisionit dhe gjithmonë në lidhje me emisionin. Një debat shoqesh jo vetëm që nuk ka lidhje me programin, por e largon totalisht këtë të fundit nga qëllimi që ka: Të gjeturit e dashurisë, apo jo?!

Mesa duket, jo. Në Për’Puthen flitet për çdo gjë, përveç dashurisë. Diskutohen postimet ofenduese nëpër rrjete sociale karshi njëri-tjetrit, por jo takimet. Të gjithë mbrohen pas “ky është mendimi im dhe pikë”. Dakord, sepse siç është stërthënë në emision, “jemi në demokraci”, por a mund të më bindësh për mendimin tënd dhe të më argumentosh pse mendimi im është gabim? Sigurisht që jo. Larg qoftë! Por kjo është gjysma e të keqes. E keqja e plotë është kur pretendoher se po bindin të tjerët. Këtu nis gurguleja, një grumbull njerëzish që flasin, një turmë e rrëmujshme ku s’merr vesh i pari të dytin.

Diskutimet në emision, nga konkurrentët te opinionisti – e theksoj sërish,  jo për dashurinë – nisin si ironi dhe përfundojnë në ofendime dhe fjalor aspak tipik për disa njerëz që e kanë kaluar adoleshencën me kohë dhe siç e tha edhe Arjan Konomi, nuk kanë pse të gjithë bashkë, “të kakarisin si pulat në kotec”, ndonëse ironikisht, ky krahasim nuk kursen as opinionistin vetë.

Por nga ana tjetër, të mos harrojmë interesin e madh, duke nisur nga komentet për mirë e për keq në rrjete sociale dhe klikimet në YouTube. Nuk është çudi. Në terma joformalë, për momentin është “trash tv programme” që nënkupton programet që përqëndrohen te konfliket dhe konfrontimet. Dhe të tilla programe kanë gjithnjë interes, sepse edhe nëse nuk edukojnë ose përçojnë ndonjë mesazh, së paku argëtojnë. Kështu shpjegoj edhe Pse-në në fillim të artikullit: Klikimet. (Anabel)

8 komente në “Për’Puthen apo Për’Leshen? Një mediokritet, që na shërbehet çdo pasdite nga TV kryesor në vend”

  1. Vesa says:

    Cjane keta hordhi osmanesh? Ku jane bjondet Ilir shqipetar?

  2. qytetari says:

    Zgjohu zoti Salaj dhe mund t´na e pershkruaje me dy fjale:
    Arnautistan veshur europiance,me trurin mbeshtjelle te gjithe me percen e zeze arabo-turke.
    Por cfare te semes dhe te Babait Erdogan duan lloji jo i paket i tyre, qe kerkojne te shkojne ne Perendim,keto monstra te deformuar dhe denatyruar nga shekuj te tere?
    Vec per ta zhvatur dhe shkaterruar ate.
    I kerkoj thellesisht ndjese,nje pjese te vogel,qe e kane ne themelet e tyre dashurine per Perendimin,demokracia e te cilit eshte ngritur mbi humanizmin e filozofise kristiane.

  3. Mal Cori says:

    Nuk eshte mediokritet, sepse mediokritet mund te shfaqe dikush qe aq di, aq ka mesuar, por ruan etiken ne ato qe thote, apo nuk eshte banal dhe i pandershem.
    Por nje program i tille, i dhene ne nje TV kombetar, eshte mese paku nje karagjozllik dhe tallje bythe me syte, veshet dhe mendjen e shikuesit.
    Cfare mesazhi sjell? Ate te te riut te pasur qe nuk tregon me se e ka blere makinen e tij te bukur?
    Pra te rinj, mos mendoni dhe as mos u mundoni te shkolloheni.
    Thjesht gjeni rrugen per tu pasuruar sa me shpejt. Me cfare? Me trafiqe dhe me kurveri.
    Ky eshte mesazhi i hapur dhe i fshtehte qe jep ky program pervers me njerez pervers.
    Dhe keta djem e vajza qe paraqet so Top Channel, neser ua lexojme emrat ne kroniken e zeze. Ndonjerit edhe ne shtyllat e rruges.
    Turp per Topin. Jeta nek eshte kjo. As dashuria ne realitet.
    Jeta eshte ajo e mijra te rinjve qe rropaten nga mengjezi deri ne darke per nje page 300 mije leke te vjetra, apo e atyre qe me dijet e shkolles kane bere hajer ne jete, por jo pasuri. E atyre qe aty ne shkollen e larte, apo ne veshtiresite e punes, njohin edhe partnerin me te cilin mendojne te lidhen per ta perballuar dhe ndertuar se bashku jeten.

  4. Me ne fund ,lexon dicka kuptimplote,
    Reagim i munguar vs Fenomeneve te Shemtuara ne ate shoqeri ,
    te zhytur ne Dekadence .
    Nji trokotje e nevojeshme mbi kokat org. te ktyre Shablloneve Televizive
    te cilat, e para ;
    perbejne ne vetvehte nji VetIroni per Org.& Tv,
    e dyta ;
    Demostrojne nji kulture ne nivele ordinere te asaj Bote aty dhe nji Deficiente info &kulture Televizive ne pergjithsi.
    Sinqerishte , te duket sikur shoqeria shqiptare , vazhdon te konsumoj ushqime ,me hormone ?
    e ku vetvetiu te lind Pyetja :
    Jemi ne shqiptaret sot,te afte te bejm dallimin,( ne cdo raport & maredhenje ne shoqeri,)
    midis Te Bukures vs Shemtuares
    – te Mires vs Keqes
    – te Kultures vs Injorances
    – te Artit vs Mediokritetit
    – te TVs Seroze vs Sharlatane , apo jemi fundosur ,aq thelle ne Dekadence,sa kemi humbur ,
    ndjenjen e sensit ne kte Jete ❔❔❔❔❔❔❔❔

    Autorja e ktij Shkrimi te mrekullueshem ju afron nji Pasqyre te Madhe perpara,
    te gjitheve juve aktoreve ne ate shoqeri .
    Mos u Turperoni aspak. S’do ju dhembi shume .
    ºº SHIKOHUNI ºº

  5. Po mor po says:

    Kanalet TV jane te dobet. Me emisione koti dhe pa lidhje me jeten. Realiteti eshte tjeter gje. Te ne dominon jeta e thjeshte, njerez qe punojne fort, te rinj qe s’dine si do u shkoje jeta, zakone te prapambetura, qendra banimi te pabanushme etj. TV duhet te trajtoje keto probleme jo jeten e nje grupi te privilegjuar. Te ndjeki ecurine e te rinjve qe marin rrugen e emigrimit e te tregojne si u shkon fati. Jo pordhacet me makina te shtrenjta. Une kam kohe qe i kam braktise keto emisione dhe TV ne pergjithei. Nuk shikohen. As te edukojne e as te argetojne.

  6. Patriot says:

    Zoti Mal mos harro qe dhe Topi me para rroge dhe prostitucioni eshte ngritur. Pronari me Ferrari shetiste, nuk kishte asnje lidhje me televizionin, artin, kulturen.

  7. Xha Gorioi says:

    “PUNTATE”, çfare do te thote kjo fjale, se xha Temja nuk e kupton? Te tjerat ………

  8. HAKO says:

    Falenderoj organizatoret dhe producentet e programeve te tilla, sepse fale tyre jam bere admirues i dokumentareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje