Doli pozitiv me koronavirus, Vladimir Putin i ofron Donald Trump vaksinën anti-Covid

2 Tetor 2020, 12:11Bota TEMA

Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ai dhe bashkëshortja e tij janë konfirmuar pozitiv me Covid, raporton sputniknews

Instituti  Kërkimor Rus Gamaleya, i cili krijoi vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë presidentin amerikan, vaksinën ruse.

“Nëse qeveria amerikane i drejtohet zyrtarisht autoriteteve ruse, ne do t’i ndihmojmë”, tha Shefi i Qendrës Gamaleya Alexander Gintsburg.

Ndërkohë mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti dhe Zonja e Parë ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore duke shtuar se ai priste që Trump të vazhdonte detyrat e tij si president, transmeton abcnews.al

Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë njoftoi anulimin e fushatës së tij në Florida menjëherë pas lajmit. Zonja e Parë më pas shkroi në Twitter se do të shtynte disa nga ngjarjet në të cilat kishte planifikuar të merrte pjesë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje