Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.
“Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore.
Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s’ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën.
Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën.
Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.
Por ne nuk i përkasasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo.
Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave”, tha Ristani për Report TV.
Arben Ristani ka folur për marrëdhënien e tij me kreun demokrat Lulzim Basha, dhe rikthimin e tij në parti pas “krisjes” që pati mes tyre.
Ristani ka thënë se nuk e quan veten ushtar rreshti dhe se mund të flasë kur mendon se diçka nuk po shkon si duhet dhe se mund të bëhet edhe më mirë.
“Marrëdhënia ime me kryetarin e partisë ka qenë korrekte dhe në linjën e saj normale. Kritikat janë pjesë e zërit së gjithsecilit kur ndjen se ka diçka për të thënë apo mendon se diçka mund të bëhet më mirëë. Ne nuk jemi ushtarë dhe nuk jemi në rresht.
Sot kemi përballë Ramën dhe të gjithë jemi të mobilizuar të fitojmë betejën që kemi përpara. Nuk është ky momenti për t’u çfokusuar. Fokusi është beteja kundër qeverisë dhe kryeministrit”, shtoi ai.
Po si do ta donin lesheline ne pd kur ne 2017 ne zgjedhjet ne nje takim elektoral ne Elbasan Nafije dybeku i leshitlikes, babaxhikes uleriti me sa fuqi kishte__ militanteve te pd se do u qijme nenat__ duke shokuar gjithe pjesmarresit . Kete e di gjithe Elbasani. Valle si do beje koalicion leshelija me pd ne Elbasan dhe me gjere. Si do bejne koalicion me gruan me gojepiset te planetit, femra me e urryer per shqiptaret.
Eshte absurde te besh koalicion kur fitorja eshte e sigurt . Dalja fituese e LSI dhe shnderrimi ne nje parti qeverisese do te linte pa pune ( dhe per nje kohe te gjate ) shumicen e funksionareve dhe simpatizanteve te PD . Por mesa duket eshte vendosur qe LSI te ngelet nje parti opozitare . Kjo do sjlle tkurrjen dhe me ne fund shperberjen e kesaj partie .