130 kg eksploziv për të kthyer në “pluhur” pallatin 14 kate në Durrës

3 Tetor 2020, 10:56Sociale TEMA

IKMT po përgatit 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

4 komente në “130 kg eksploziv për të kthyer në “pluhur” pallatin 14 kate në Durrës”

  1. Ideali says:

    Po duart e pastra te Gjushit ku shkuan?… Emrat e ketyre ndertuesve te pandergjegjshem? Bashke me Gjushin ne prokurori. Kompensimin me hyrje te banoreve kush do ta paguaj? Apo mban populli?

    1. Ilirjan says:

      Jane 1 mld e 160 mln euro te mbledhura nga konferenca e donatoreve, pak para pandemise. Shpresohej gjysma, u mblodhen 2 here me shume. Kjo, ndersa paralelisht shkulej Kanceri i gjin gjoneve ne “drejtesi”, dhe sot eshte ne hapat e fundit. Paralelisht gjithashtu beteja me morrat e parazitet si gjushi & Co. e hienat e cakejte si saliu Luli iliri e Monica. 2019-2020 ishin vite fatkeqesish e vuajtjesh. 2021 do te jete i shkelqyer HISTORIK per shqiptaret.

  2. Durrazzo says:

    Fai i Partis Demokratike.

  3. Aleksander says:

    Çou Enver prej vorrit çou.
    100 % e ktyne hajnave kishte perfundua ne Spaç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje