Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se mori “masa hakmarrëse” më 4 tetor pas asaj që ajo e përshkroi si një sulm raketash të kryer nga rajoni i shkëputur i Nagorno-Karabakut kundër qyteteve të Azerbajxhanit, Terter dhe Goradiz.
“Aktualisht, Forcat e Armatosura të Armenisë po kryejnë një sulm raketor kundër Terter dhe Goradiz, në rrethin Fizuli,” nga territori i Karabakut Nagar”, tha ministria.
Ministria nuk tha se çfarë lloj masash kishte marrë, por reporterët e AFP-së në terren raportuan se shpërthimet po tronditnin qytetin kryesor të Nago-Karabak, më 4 tetor.
Më 3 tetor, trupat azerbajxhanase pushtuan disa fshatra në luftime mbi rajonin e kontestueshëm të Nago-Karabakut, tha presidenti Ilham Aliyev.
Kryeministri armen Nikoll Pashinian, tha në një fjalim më 3 tetor se shkalla e sulmit ishte e pashembullt.
“Ne jemi duke përjetuar, ndoshta, momentin më vendimtar në historinë tonë mijëravjeçare,” tha Pashinian, duke shtuar:
“Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur të mbrojmë identitetin tonë, atdheun tonë, të drejtën tonë.”
Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që kanë shpërthyer më 27 shtator.
Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë në përleshjet e rënda.
Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë.
Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.
Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.
Duket se kësaj here i mbyti Azebajxhani – Armenët.
Si duket ato qe humbi në 1994 po i merr tani.
Gjatë gjithë kësaj kohe kanë përgatitur terrenin dhe sofistikuar armatosjen shumë.
Është fakt që aty ka përplasje shumë të mëdha strategjike.
Dhe loja e shahut është shumë e sofistikuar.
Madje se dhe vetë brenda NATOs ka perplasje interesash aty. (Turqia, Franca)
Por është fakt që armenët kësaj here janë në mbrojtje dhe vështire se do t’ja dalin për të mbajtur ato qe kishin siguruar më 1994. (Pavarësisht historisë)
Duket se teknologjia e azereve eshte shumë e sofistikuar dhe po bën punën e vetë. (Ndihmuar nga Turqi, Israeli). Mbuluar dhe me media shumë.
Më kujton Stuhinë e Shkretëtirës.
Prapambetjen e Irakut kundrejt aleancës në teknologji dhe armatim.
Kështu qe i bie që armenët të bazohen vetëm tek faktori njerëzor dhe ideali (që sa i fortë është-nuk e dimë).
Duket situatë interesante nga pikëpamja gjeopolotike.
Dhe përderisa rusët nuk po marrin dot rol.
I bie që rrezikokan një Mat.
Si dhe konfirmon superioritetin direkt dhe indirekt të NATOs.